Berisha ikën me falenderimet
e Thaçit për Rrugën e Kombit

Berisha ikën me falenderimet<br />e Thaçit për Rrugën e Kombit
TIRANË – Kryeministri në largim, Sali Berisha ka pritur në një takim në fund të mandatit të tij, homologun kosovar, Hashim Thaçi. Pas takimit, kryeministri Berisha dhe Thaçi kanë dalë para medias ku kanë falenderuar njëri-tjetrin për bashkëpunim gjatë viteve kur ishin kryeministra të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Dua ta falenderoj kryeministrin Thaçi, për këtë vizitë miqësore dhe të njerëzishme në fund të mandatit. Përgëzime për marrëveshjet e Brukselit me të cilat po hapin një kapitull të ri në drejtim të paqes dhe stabilitetit në balkanin perëndimor, në marrdhënie mes Kosovës dhe Serbisë”, - tha gjatë fjalës së tij, kryeministri Sali Berisha.

Sipas kryeministrit në largim, Thaçi ka dëshmuar një shkallë të lartë përgjegjësie, një vendosmëri të madhe. Sipas Berishës, “marrëveshjet që po nëshkruhen në Bruksel janë shumë e rëndësishme. Zhvillimet mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës, janë të një trendi pozitiv”. “Në BE shqiptarët do të bëhen të lirë. Faleminderit”, - e mbylli fjalën e tij, kryeministri në ikje, Sali Berisha.

Më pas fjalën e ka marrë kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, i cili e ka falënderuar Berishën për bashkëpunimin e deritanishëm, ndërtimin e rrugës së kombit, për ndihmën që ka dhënë Shqipëria në konsolidimin e shtetit të Kosovës.

“Tani kemi 101 njohje dhe Shqipëria ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm”, tha Thaçi.

“Një falënderim për kryeministrin Berisha shkon për ndërtimin e rrugës së Kombit, pasi edhe pse deri në orën 11.30 unë isha në Kosovë duke përmbyllur punët dhe axhendën tim, e tani jam në orën 14.00 jam në Tiranë. Unë i kam përjetuar rrugët 12 orëshe, para apo pas luftës dhe tani rruga Tiranë-Prishtinë bëhet për 2 orë”, përfundoi fjalën e tij, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.  

TAKIMET E TJERA
Po ashtu, Thaçi do të takohet edhe me Presidentin Bujar Nishani, me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe me kryetarin e LSI-së, Ilir Meta.
Burimet zyrtare të Qeverisë së Kosovës bëjnë të ditur se “temë kryesore e të gjitha takimeve do të jetë thellimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe bashkëpunimi në kuadër të procesit të integrimit evropian. 
 
AXHENDA E TAKIMEVE TË KRYEMINISTRIT THAÇI, SOT NË TIRANË

ORA 14:00 Kryeministri Thaçi takon Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha
Pas takimit do të ketë konferencë për media.
Vendi: Selia e Kryeministrisë, Tiranë
 
ORA 15:00 Kryeministri Thaçi takon Mandatarin për formimin e Qeverisë së re të Shqipërisë, Edi Rama
Pas takimit do të ketë konferencë për media.
Vendi: Selia e Partisë Socialiste, Tiranë
 
ORA 16:00 Kryeministri Thaçi takon Ilir Metën, Kryetar i LSI-së
Pas takimit do të ketë konferencë për media.
Vendi: Selia e LSI-së, Tiranë
 
ORA 17:00 Kryeministri Thaçi takon Presidentin e Republikës se Shqipërisë, Bujar Nishani
Vendi: Selia e Presidentit, Tiranë
 
ORA 17:30 Kryeministri Thaçi takon Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha
Pas takimit do të ketë konferencë për media.
Vendi: Selia e PD-së, Tiranë
 
Redaksia online
(ac/sg/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim