TIRANE - Kryeministri Sali Berisha i mëshoi rëndësisë që industria e turizmit ka në punësimin e qytetarëve. Ai shprehu gatishmërinë që të negociojë me grupet e interesit rreth strategjive të mundshme për të maksimalizuar efektin pozitiv të turizmit në vend. Deklaratat, shefi i qeverisë i dha gjatë punimeve të Konferencës së V-të Vjetore të Turizmit, me temë “Turizëm i përgjegjshëm: Rruga drejt rritjes së ardhshme ekonomike”, e organizuar nga ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Sipas kreut të ekzekutivit ardhjet turistike në Shqipëri kanë njohur rritje të mëdha dhe kjo ka pasur efekte jashtëzakonisht të rëndësishme në ekonominë e vendit. “Është kjo rritje që shndërroi me shpejtësi të madhe turizmin nga një degë e parëndësishme në ekonomi, në një ndër degët më kryesore të saj”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Duke u shprehur se turizmi i derisotëm është në tërësi turizëm bregdetar, Kryeministri Berisha u shpreh se turizmi malor do të jetë turizmi i së ardhmes. “Turizmi malor do të jetë më i madhi për vetë sipërfaqen e madhe malore të Shqipërisë. Me disa masa të reja që do të ndërmarrim do të bëjmë gjithçka që Shqipëria të ketë resortet turistike më të gjera në rajon”, tha Berisha. Gjithashtu, Kryeministri u shpreh se duhet bërë më shumë për promovimin e potencialeve të mëdha turistike të vendit.
Kryeministri foli edhe mbi kërkesën e agjencive turistike për heqjen ose zvogëlimin e TVSH-së për hotelet turistike. "Kjo dhe mund të shihet, por një vend që ka ulur të gjitha taksat, ndoshta më mirë do ishte të lëvizte në disa drejtime të tjera. Sot një nga problemet madhore të tregut lidhet me krahun e punës, fleksibilitetin ndaj tij dhe duhet të shqyrtojmë se cila është më e leverdishme për industrinë e turizmit. Kjo industri punëson direkt 150 mijë punonjës, prandaj duhet parë se cilat janë lehtësimet më me interes për industrinë turistike të vendit”, u shpreh shefi i qeverisë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com