Kryeministri Sali Berisha insiston për krijimin e Ligës Mbarëkombëtare të futbollit me Kosovën. Berisha shprehu vendosmërinë e tij edhe njëherë tjetër në një status të publikuar dje në faqen e tij në Facebook për krijimin e Ligës së përbashkët. Kryeministri shprehet se tifozët kuq e zi kanë qenë frymëzuesit e bashkimit kombëtar.
"Idea e një Lige mbarëkombëtare të futbollit duket se është pritur me entuziazëm në tërësi, por në mënyrë të vecantë nga tifozët kuq e zi, si një akt tjetër në rrugën e bashkimit kombëtar. Tifozët e mrekullueshëm kuq e zi frymëzues të krijimit të Ligës mbarëkombëtare të futbollit shqiptar. Më kujtohet një ditë ndeshje ndërkombëtare se si ata kishin "veshur" Tiranën kuq e zi. Një diplomat i huaj kurioz dhe disi i shqetësuar më pyeti se c'po ndodhte kështu. Unë iu përgjigja shkurt: Shqiptarët po bashkohen, Tirana sot sic e shikon është e tyre dhe duket më e re dhe më e bukur se kurrë" shprehet Berisha.
Berisha vazhdon më tej duke u shprehur se më parë Ligën e pengonte diktatura, ndërsa tani nuk e pengon asgjë dhe askush. "Krijimi i Ligës mbarëkombëtare të futbollit nuk mund të pranohej kurrë nga pushtuesit dhe diktatura. Sot jemi të lirë dhe asgjë nuk mund të pengoje ekipet e qyteteve te trojeve etnike shqiptare të ndeshen njeri me tjetrin. Ato nuk kanë nevojë të marrin leje për ndeshjet e tyre jo miqësore por vellazërore për bashkimin e kombit, futbollit te tij" përfundon deklaratën e tij kryeministri. Ndërkohë që idenë e kanë mbështetur edhe presidentët e federatave respektive të Shqipërisë dhe Kosovës, por FIFA dhe UEFA e kanë hedhur poshtë një ide të tillë.
FIFA: E PAMUNDUR
Sipas statutit të FIFA-s, Shqipëria mund të organizojë kampionatin e futbollit vetëm me ekipe brenda territorit, ndërsa Kosova më parë duhet të njihet nga OKB. Megjithatë vendimi i FIFA-s është me dy standarde, pasi rajoni i Katalonjës nuk është njohur nga asnjë shtet dhe FIFA i ka dhënë të drejtë të zhvillojë ndeshje miqësore. Sakaq, Kosova është njohur nga më shumë se gjysma e shteteve të OKB, por FIFA vazhdon të mos e pranojë duke i hapur rrugën FFK të apelojë në gjykatën e arbitrazhit sportiv.
(Lajmi u publikua fillimisht në orën 22:11të 6 janarit dhe u përditësua në orën 07: 11 të 7 janarit 2013)
(d.b/sg/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Berisha e deklaroi në mbledhjen e qeverisë 4 janar