Berisha:Interesa të mëdha
ekonomike me Izraelinvizitën e kryeministrit?

Berisha:Interesa të mëdha<br />ekonomike me Izraelinvizitën e kryeministrit?
TIRANE- Vizita tre ditore në Izrael ka qenë tema kryesore e fjalës së kryeministrit e mbajtur sot në mbledhjen e qeverisë. Kryeministri foli me tone mjaft pozotive nga kjo vizitë sa miqësore, aq dhe frytdhënëse, pasi kishte gjetur një gadishmëri për një bashkëpunim të gjithanshëm mes dy vendeve.

“Kryeministri Netanjahu më garantoi se qeveria e tij do të inkurajojë e do të mbështesë një bashkëpunim të gjithanshëm mes izraelit në fushën ekonomike, turizmit, bujqësi, teknologji të lartë, infrastrukturë, energji, arsim “

Rruga e nxitjes së bashkëpunimit ekonomik është interesi ynë.. Kompanitë izraeltie janë ndër më të mirat në fushën e energjive. Bashkëpunimi për menaxhimin e ujërave mund të jetë i suksesshëm" nënvizoi Berisha.

Sipas tij, investitorët izraelitë janë të interesuar për koncesionet e HEC-ve, për bashkëpunim në turizëm, gaz e miniera dhe në menaxhimin e ujërave.

Kreu i qeverisë tha se reformat e suksesshme i kanë dhënë vendi pasaportën e shkëlqyer të biznesit që kishte aq shumë nevojë. “Ishte kjo jehonë që qëndronte pas interesit të madh të investitorëve për të investuar në vendin tonë. Reforma i ka dhënë këtij vendi pasaportën e shkëlqyer të biznesit, për të cilën kishte nevojë jetike”- tha Berisha.

VIZITA
Berisha shprehu mirënjohjen më të thellë për ftesën dhe pritjen "shumë njerëzore dhe përzemërt", që iu rezervua, gjithashtu dhe për gadishmërinë e kryeministrit Netanjahu për të pranuar ftesën për të vizituar Shqipërinë.

“Marrëdhëniet nuk kanë qenë intensive por positive” i cilësoi kryeministri marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Ndërkohë që Izraeli së shpejti do të hapë dhe ambasadën e saj në Tiranë.

Kryeministri nuk u ndal aspak te deklaratën e publikuar nga  gazeta izraelite "The Jerusalem Post" ku citohet të ketë thënë se Palestina po dëmton procesin e paqes në Lindjen e mesme, me kërkesën për anëtarësim në OKB. Deklarata u përgënjeshtrua dje nga zyra e shtypti e kryeministrisë. Ndërkohë që ambasadori palestinez në Tiranë në një intervistë të botuar sot në shqiptarja.com u shpreh i shqetësuar dhe kërkoi sqarime nga kryeministri mbi të vërtetën e deklaratës.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS