Berisha ironizon: Socialistëve
tani po u hyn vetja në qejf!

Berisha ironizon: Socialistëve<br />tani po u hyn vetja në qejf!
TIRANË -  Kryeministri në detyrë Sali Berisha ka ironizuar kreun e PS-së Edi Rama në takimet e tij me Presidentin Nishani, kryeprokurorin Llalla, Guvenratorin e Bankës Fullani si dhe aktivitetet e fundit të ndërmarra nga socialistët se atyre po iu hyn vetja në qejf.  
 
Nëpërmjet një shënimi në Fb, Berisha fillon kështu:  “Tash po ju kalon vedi! Të dashur miq, dyshja Rama - Kokëdhima vazhdojnë furishëm revanshin e pandalshëm dhe kërcënimet vulgare ndaj institucioneve të vendit.
 
Dje ata, me “Twitter”, hapën tenderin për fshesën e administratës. Sot në fjalën e tij, zoti Rama kërcënoi Presidentin me 84 votat e tij, pasi nuk arriti të konsolidojë projektin aventuror për shkarkimin antikushtetues të Presidentit dhe heqjen së paku të tij nga kryetar i KLD-së dhe vendosjen e këtij institucioni nën drejtimin e kryeministrit.
 
Ai sulmoi dhe kërcënoi qeverinë sepse ai beson se ata kanë marrë një mandat për 4 vjet e tre muaj. Sulmoi dhe kërcënoi Prokurorinë sepse ëndërron rikthimin e tregtarëve të dosjeve dhe militanteve të PS-së që e kishin shndërruar atë në një repart fanatik të PS-së.
 
I ngarkon detyra Guvernatorit duke harruar se Banka është e shtetit dhe jo e qeverisë. Programin ia ka besuar Beqes dhe Yllit, ndërsa për Koçon dhe vehten kanë zgjedhur sulmin, revanshin ndaj institucioneve kushtetuese dhe çdo gjëje jo socialiste. Asgjë të papritur as dhe për t’u çuditur nga çifti Rama - Kokëdhima. Shkodranet e kane nje shprehje: "Tash po ju kalon vedi, - përfundon Berisha.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë