Berisha: Ja megaskandali i Ramës
e Beqajt në shëndetësi, të hetohen

Berisha: Ja megaskandali i Ramës<br />e Beqajt në shëndetësi, të hetohen
TIRANE - Ish-kryeministri Sali Berisha nga salla e Kuvendit ka denoncuar sot atë që ai e quan një megavjedhje në sistemin shëndetësor shqiptar, e për këtë arsye kërkon ngritjen e një komisioni parlamentar.

Balla: ISKSH për 8 vite e drejtoi familjaria e Berishës, ndaj i djeg 'Doktorit'
Deputeti Taulant Balla ka reaguar lidhur me akuzat e Berishës duke thënë se këtë institucion e ka drejtuar 8 vjet e afërmja e Saliut e për këtë atij i "djeg" fakti që po zbulohen mashtrime.

Si ka mundësi që Saliu është kaq i lidhur me këtë institucion e i djeg kaq shumë? Ka një lidhje të fortë Saliu me këtë institucion se në tetë vite këtë institucion e ka drejtuar mbesa e gruas së Saliut dhe ne sot po i shkëpusim këto lidhje që ishin burim korrupsioni. Kishte qindra mijëra dollarë që nuk shkonin për rimbursimin e ilaçeve por në xhepat e Salit dhe bravo i qoftë prokurorisë që e ka çuar çështjen për hetim dhe le të shkojë në burg kush është fajtor”, - u shpreh Balla.
 
Por për çfarë vjedhje bëhet fjalë?
Deputeti demokrat Berisha foli për një raport prej 40 faqesh për të cilin është vënë në dijeni prej datës 3 maj edhe vetë kryeministri Edi Rama. Sipas tij, vetë zëvendësdrejtori i Institutit të Sigurimeve Shëndetësore Skuraj ka krijuar farmaci fantazma e përmes falsifikimit të recetave me firmën e mjekëve pa dijeninë e tyre kanë vjedhur ilaçe duke i çuar në adresë të këtyre farmacive fiktive.
 
Një raport me 42 faqe i është vënë në dispozicion Ramës, ku e informon: Një sistem mafioz i krijuar rreth Fondit të Kontributeve Shëndetësore po bën batërdinë me para. Janë krijuar farmaci që nuk ekzistojnë, vetëm çojnë receta në atë adresë për të vjedhur ilaçet që nuk janë shitur kurrë. Pranë Institutit të Sigurimeve Shëndetësore zv.drejtori i emëruar nga deputeti, Skuraj ka 4 farmaci 2 të vëllait dy të vetat. Këto kanë rimbursuar dhjetëra milionë lekë ilaçe që kurrë nuk janë shitur. Këto farmaci në veprimtarinë e tyre kriminale dhe për t’i shpëtuar kontrolleve kanë ndërprerë kontratën dhe e kanë lidhur pas një muaji po në kundërshtim me kontratat e cila nuk e lejon. Duhet të kalojë një vit të paktën. Një kryemafioz Skuraj zv.drejtori i këtij Instituti bashkë me ministrin që është kryetar i Fondit kanë marrë të gjitha vulat e mjekëve, vulosin e firmosin me firma false pa i pyetur mjekët. Mjekë që nuk kanë lëshuar receta të tilla.  Ju lutem zonja Vokshi t’ia japësh këtë raport të gjithë kolegëve. Kontrolli ka konstatuar 150 milionë lekë vjedhje, por kontrolli thotë se kjo vjedhje është disa herë më e madhe deri në përfundim të kontrollit.  Kreu i ekzekutivit e ka marrë materialin, i është dorëzuar më 3 maj. Ç’po ndodh tani. Farmacitë po paguajnë gjoba. Skuraj është vetëm një monstër e këtij sistemi me 4 farmaci. Të ngrihet një komision parlamentar për këtë megavjedhje”, tha Berisha.
 
Vokshi:Rama-Beqaj vjedhin fondin e ilaçeve përmes recetave false
Ishte deputetja demokrate Albana Vokshi e cila bëri e para denoncimin që sipas saj përbën skandalin më të madh të ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Sipas Vokshit, ISKSH-së i është shkaktuar një dëm ekonomik prej 1.5 miliard lekësh të fshehur nga kryeministri dhe ministri i Shëndetësisë.

Vokshi ka pohuar se kjo skemë vjedhjeje aplikohet përmes recetave false pikërisht me kartën e Shëndetësisë dhe ka nisur tre muajt e parë të marrjes së pushtetit nga qeveria Rama.

“Në  Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, ose në ISKSH, plot 1.5 miliard lekë është dëmi ekonomik që është mbajtur i fshehur nga kryeministri dhe ministri por vetë grupi i kontrollit të kryeministrit thotë se dëmi llogaritet të jetë edhe më i madh. Pëmes recetave false vidhen ilaçet që duhej të shkonin për njerëzit në nevojë. Vjedhja ka nisur tre muaj pasi qeveria juaj erdhi në pushtet. Vjedhja u bë pikërisht me kartën e shëndetësisë, skemën e rimbursimit të barnave. Iu deshën tre muaj  për ta realizuar. Kryeministri në vend që të bënte batuta me gratë dhe për gratë , duhej të ishte sot në Parlament sepse prej një muaji në zyrën e kryeministrit gjendet raporti me vjedhjen që është dhe skandali më i madh i parë ndonjëherë”, tha Vokshi. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë