Berisha: Ja përse u përjashtova
për 10 ditë nga punimet e Kuvendit

Berisha: Ja përse u përjashtova<br />për 10 ditë nga punimet e Kuvendit
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postiminë rrjetin social Facebook ka reaguar pas vendimit të Byrosë së Kuvendit për përjashtimin e tij nga parlamenti për 10 ditë.

Ai ka postuar në faqen e tij në facebook fjalimin e mbajtur në parlament, atu ku e konsideroi kryeministrin e vendit Edi rama si kriminel dhe racist.

Ja postimi i plotë i Sali Berishës në Facebook
Ne parlament duke denoncuar rracizmin e ulet te Edvin Kristaq Rames ndaj Veriut te Shqiperise:

"Dua të denoncoj këtu Ramën si një armik të egër të qenies sonë kombëtare. Qënia kombëtare është një dhe e pandashme. Ata të cilët ndajnë qënien kombëtare, ata janë armiq të egër të saj, ata me çdo kusht dhe çdo mënyrë përpiqen që shqiptarët t’i paraqesin aq të ndryshëm nga njëri tjetri saqë vetëm një komb nuk janë. Në krye të tyre qëndron Edi Rama sot. Cfarë do ti thoshtë ne një bisedë një diplomat i huaj një personaliteti shqiptar, do i thoshte: “po, Edi Rama më ka pohuar sinqerisht se ai ka rekrutuar nga zonat e Veriut vrasës, kriminelë e trafikantë sepse në ato zona vetëm me të tillë ia dilet,dhe se une ata i kam marre nga Saliu!".
Në këtë mënyrë Rama, me një racizëm të ulët, të ndyrë antishqiptar e antikombëtar, paraqet Veriun si pullë kriminelësh dhe dijeni të dashur qytetarë dhe qytetare nga rrethet e Veriut e Verilindjes, se ky është koncepti antishqiptar i tij për ju.
Dëgjoja një ditë në televizion njëriun më të afërt të tij tek u thoshte se e urrente veriun dhe verioret sepse sipas tije nga Laçi në Vermosh dhe në Tropojë ka vetëm kriminelë. Në fakt ky është një fatkeq që beson mashtrimet, trillimet e shpifjet e ulta të një antishqiptari siç është Edi Rama, të njëriut që ka dekoruar Bregoviçin me çelësin e artë të qytetit të Tiranës për hymnet antishqiptare e antikosovare, hymnet ndaj atyre që grine burrat dhe gratë e Kosovës.
Ky s’është zotëri, është një kriminel i vërtetë, që i thotë të huajve e diplomatëve kryesorë se Veriu esht pellge kriminelesh dhe se vetem me kriminel mund te fitohen zgjedhjet!
(debate në sallë) Më lër të flasë. Ky kriminel të vijë këtu… (ndërpritet seanca)"

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv