Berisha: Ja plantacionet me drogë në 
Smokthinë në arat e Saimir Shullazit

Berisha: Ja plantacionet me drogë në <br />Smokthinë në arat e Saimir Shullazit
TIRANË -  Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon plantacionet me kanabis në Smokthinë të Vlorës.

Përmes një fotoje të publikuar në rrjetin social Facebook, Berisha thotë se sinjalizimi ka ardhur nga një qytetar i cili ka fotografuar sipas tij parcelat me drogë në këtë zonë të thellë të Lumit të Vlorës.

Edhe në këtë rast deputeti demokrat akuzon ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, duke lënë të nënkuptuar se këto parcela nuk janë asgjësuar nga policia pasi janë nën mbrojtjen e ministrit, të cilin Berisha e quan “Saimir Shullazi”.

“Fotografi dixhital denoncon plantacione masive kanabisi në Smokthinë, arat e Sajmir Shullazit”, - shkruan Berisha.

smokthine droge

Edhe lideri i opozitës Lulzim Basha ka denoncuar më herët përmes fotove në Facebook, se policia nuk po asgjëson parcelat me kanabis në fshatin e origjinës së Tahirit në Tepelenë, por vetë ministri reagoi duke thënë se bëhej fjalë për montazh, pasi Basha sipas tij kishte fshirë nga fotot efektivët që po asgjësonin drogën.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool