REAGIMET/ Berisha jashtë grupit të PD, Strazimiri: Basha s'ka kompetencë! Topalli: Vendim si i Enver Hoxhës, të largohet nga partia! Kadilli: Ish-kryeministri viktimë e një skuthi

REAGIMET/ Berisha jashtë grupit të PD, Strazimiri: Basha s'ka kompetencë! Topalli: Vendim si i Enver Hoxhës, të largohet nga partia! Kadilli: Ish-kryeministri viktimë e një skuthi

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

TIRANË- Pas vendimit për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kanë ardhur edhe reagimet e para që shkojnë në bllok kundër Lulzim Bashës. E para që reagoi ishte Jozefina Topalli, një nga figurat historike të PD-së, e cila është e djegur nga kryedemokrati në zgjedhjet e 2017, ku ky i fundit nuk e futi në listat e deputetëve.

Topalli reagoi ashpër, duke iu bërë thirrje demokratëve që ta përjashtojnë Bashën nga partia, pasi ai po punon kundër interesa kombëtare, por edhe kundër Partisë Demokratike. Lidhur me vendimin e marrë sot për largimin e liderit historik të PD-së, Topallli thotë se iu kujtua udhëheqja e diktatorit Enver Hoxha, ku vetja i dukej mbi ligjet. Sipas saj, në mënyrë të njëjtë po vepron edhe Lulzim Basha, ku thekson se ai nuk ka asnjë të drejtë ligjore e statusore të largojë Berishën.

Të njëjtin mendim ka ndarë edhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri i cili thotë se kreu i PD-së nuk ka kompetencë që ta përjashtojë Sali Berishën nga Grupi Parlamentar.

Ndërkohë Fatbardh Kadilli, ish-kandidat për kryetar në PD, i ka thënë sy më sy Sali Berishës se ka rënë viktimë e një ‘skuthi’, siç ka rënë një pjesë e mirë e demokratëve të larguar nga Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 02:16
Edvin Kulluri: Basha nuk ka patur liri zgjedhjeje, është subjekt hetimi në SHBA për çështjen e lobimit

Ish-anëtari i Këshillit kombëtar të partisë demokatrike Edvin Kulluri u shpreh lidhur me çështjen Basha-Berisha. Duke e qujtur Bashën një ‘subjekt hetimi nga SHBA’ Kulluri ka deklaruar se ky vendim do t’i kushtojë Bashës, e jo PD-së.

‘Për mua e vetmja zgjidhje për të djathtën është reformë e thellë historike, përballë një mazhorancë që po qeveris për herë të tretë. Mua më vjen mirë që Berisha po flet për statut në parti kur nuk e ka bërë me vite. PD ka humbur 4 palë zgjedhje nën drejtimin e Bashës. PD drejtohet me mënyrën më arbitrare dhe ka marrë në qafë një parti dhe vendin duke e lënë pa një opozitë, përballë një mazhorancë arrogante. Unë kam frikë se Basha, është subjekt hetimi në SHBA për çështjen e lobimit. Edhe Berisha e di edhe pse nuk donte tu shkonte deri në fund. Kontratat janë publikuar për këto lobime. Unë kam parë më shumë se aq. Ai është përfshirë në afera të tilla financiare të dyshimta me shtete dhe individë që janë jo miqësorë me NATO-n. Basha nuk ka qenë i lirë për të marrë këtë vendim. Zgjidhja e këtij ngërçi nuk do t’i kushtojë shumë PD-së, por do t’i kushtojë Bashës. PD do të kthehet  në një parti të djathë serioze është i vetmi shans. Mendoj se kjo krizë do të zgjidhet për të dhënë një model fitues përballë kësaj mazhorancë që sillet Basha, por që ka votat për të ardhur në pushtet.’ , përfundon Kulluri.

Ora 00:04
Në ditën më të vështirë të 30 viteve karrierë  politike Berisha merr mesazhin mbështetës nga dhëndri i tij. Malltezi: Ai është legjendë, ka dalë burrësisht kundër Soros

Pas lajmit për përjashtimin e tij nga PD, Berisha ka marrë mesazhin suportues nga dhëndri i tij, i cili përvëçse e cilëson vjehrrin e tij si legjendë, shton gjithashtu se ka këllqe për t'i dalë kundër edhe Sorosit.

"Berisha ka qënë hero i democracise, tash po e shtyjnë të bëhet legjendë. Se pa asnjë pushtet mbi botë po sfidon kryediplomatin e botës në gjyq dhe po deklarohet burrërisht kundra Soros që ka fut ne xhep gjithe politikanj, media, ojq e dreqtësi. Forceën më të madhe ka që është vetvetja, burri më i ndershem në këtë vend dhe për pasojë i pashantazhueshëm. ", përfundon Malltezi.

Ora 22:25
Fatbardh Kadilli ia thotë në sy Berishës: Je viktimë e një skuthi, si shumica prej nesh

Fatbardh Kadilli , në sy, i ka thënë Sali Berishës si viktimë të një "skuthi", siç e cilësoi ai Lulzim Bashën.

"Jeni viktimë e një skuthi, kam dashur të iknit vetë, për dhembshurinë njerëzore dhe bashkëpunimit, ju nuk e zgjodhët, por Basha duhet të fliste jo sot në mesnatë, por 2 muaj me radhë, por sovraniteti nuk është vetëm kur nënshtrohesh para një presioni ndërkombëtar, kjo parti është nënshtruar nga ajo kryetaropartisë, jeni viktimë e asaj që krijuar për 30 vjet, krijuar një zgjatim përtac, jeni viktima e tij, siç jemi të gjithë BashëS, ju nuk reaguat kur humbi zgjedhjen, jemi viktima të një monopolitizmi politik", tha Kadilli.

Ora 22:05
Fillojnë sulmet ndaj Bashës, anëtari i kryesisë së PD-së: Kryetari nuk ka kompetencë të përjashtoje askënd

Vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga Grupi Parlamentar, ka sjellë reagime të forta në radhët e demokratëve.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri, shkruan se nuk ka kompetencë Basha që të përjashtojë Berishën nga grupi parlamentar.

'Në 30 vjet ekzistencë të saj, asnjë kryetar i Partisë Demokratike nuk ka patur kompetencë të përjashtojë ASKËND, KURRË!!! Nuk ekziston një kompetencë e tillë!!! Kjo është e vërtetë, ashtu sikurse dielli do te lindë sërish nesër!!! Qendro në këmbë demokrat. Asnjë hap pas.'- shkruan Strazimiri.

Ora 21:05
Nxori Berishën nga grupi parlamentar, Topalli thirrje demokratëve: Përjashtoni Bashën nga PD, po punon kundër interesit kombëtar

I ashpër ka qenë reagimi i Jozefina Topallit kundër Lulzim Bashës, menjëherë pas vendimit që ai dha për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Ish-kryetarja e Kuvendit gjatë qeverisjes së PD-së, përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë një thirrje të fortë kundrejt demokratëve, duke iu kërkuar atyre që ta përjashtojnë Bashën nga partia.

Sipas Topallit, kreu i PD-së po punon kundër interesit kombëtar, por në veçanti edhe kundër partisë sepse ka shitur interesat e popullit opozitar. Duke e konsideruar Bashën si minuesin e demokracisë brenda Partisë Demokratike, Topalli shkruan se kryedemokrati ka vetëm një aftësi dhe ajo është shitja e çdo bashkëpunëtori.

Kujtojmë këtu që vetë Topalli është ‘tradhtuar’ nga Basha, sepse ai e la jashtë listës së PD-së në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Lidhur me vendimin e marrë sot nga kryedemokrati për largimin nga Grupi Parlamentar të liderit historik të PD-së, Topallli shkruan se iu kujtua udhëheqja e diktatorit Enver Hoxha, ku vetja i dukej mbi ligjet.

Postimi i plotë i Jozefina Topallit:

Sonte më kujtoi edhe një herë Enver Hoxhën!

Demokratë përjashtoni Lulzim Bashën nga Partia Demomratike! Lulzim Basha ka vite që punon kundra interesit kombëtar dhe në veçanti kundra Partisë Demokratike. Sjellja e tij nuk ka patur kurrë lidhje me parimet e vlerat e kësaj force politike. Çdo ditë, që nga dita e parë që ka zbritur në Tiranë ai ka patur vetëm një qëllim: pasurimin e tij dhe të familjes së tij, përmes karriges politike. Nëse ka një person që ka minuar demokracinë brenda Partisë Demokratike e me tej ai e ka emrin Lulzim Basha.

Që nga dita që u vendos kryetar ai nuk  pranon mendime ndryshe, nuk respekton statutin e partisë, nuk bën zgjedhje, nuk njeh vote dhe nuk i intereson as interesi i demokrateve dhe as i interesi i vendit. Praktikisht ai është i deligjitimuar në atë parti. Ai ka shitur interesat e popullit opozitar dhe si të tillë ata të vendit. Ai ka dëmtuar interesin publik të shqiptarëve në çdo pozicion ku ka qenë. Pa larguar Lulzim Bashën nuk ik Edi Rama. U bënë kaq vite që ia them demokratëve. Po e përsëris edhe sot.

Nëse ka një njeri të korruptuar edhe në opozitë ai e ka emrin Lulzim Basha. Nëse ka një njeri që ka kontribuar për minimin e demokracisë ai e ka përsëri emrin Lulzim Basha. Aftësia e tij me e madhe është shitja e çdo bashkëpunëtori te tij. Këtë e ka dëshmuar në vite. Kur pastaj je dhe vulnerabël për shkak të korrupsionit dhe pasurive te paligjshme natyrisht që shkon dhe përtej.

Sonte tha :- Kam vendosur të përjashtoj Sali Berishën.

Prap e konsideron veten mbi ligjin. Ai nuk ka asnjë të drejte ligjore e statuore ta bëje këtë. Sonte më kujtoi edhe një herë Enver Hoxhën.

SI.E./er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/09/2021 02:30

    Interesante te shikosh animin e ketyre kater emrave qe reagojne sipas interesave personale:Malltezi dhe Stazimiri jane pro Berishes (nuk kane pasur asnje problem me te).Topalli dhe Kadilli kane inat personal me Bashen,qe te dy jane nxjerre jashte loje prej tij.Sikur Basha te perjashtonte Hitlerin,jam e sigurte qe keta do perkrahnin Hitlerin,vetem per inat te Bashes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj