'S'ka zgjedhje!', Berisha thirrje socialistë: Largojeni Ramën...ose dënimi do jetë tepër i rëndë!

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë përgjigje thirrjeve të ashpra nga ndërkombëtarët për mos djegien e mandateve nga ana e deputetëve të opozitës. Thotë se nuk beson që qëndrimet e tyre të kenë qëllim të keq, por i bën thirrje atyre të vijnë në Shqipëri dhe të shohin një realitet që sipas tij është ndryshe nga ai që i ofrohet në dosje në tavolinat e tyre.

"Në mënyrë të padiskutueshme asnjë përfaqësues i vendeve demokratike nuk mbështet një veprim të tillë, por me këtë rast duhet të siguroj të gjithë miqtë tanë kudo që janë se ky është një veprim që ka një qëllim të vetëm, mos pranimin për të mos qenë fasadë e së keqes dhe daljen në fushë betejë për të mbrojtur vlerat e shoqërive të lira. Kam mirëkuptim për kritikën, por u bëj thirrje të vijnë të shohin realitetin në Shqipëri, dhe i siguroj se do të gjejnë një realitet krejtësisht ndryshe nga ai që mund të kenë në dosje realitetin e vënë në tavolinë", tha Berisha.

A keqinformohen ndërkombëtar?!

Berisha jep një përgjigje duke hequr paralele mes Komisionit Evropian dhe Këshillit të ministrave të KE.

"Janë dy raporte të KE që i japin Shqipërisë hapjen e negociatave

Kurse Këshilli i Ministrave i caktoi këto 10 kushte. Nuk besoj se Këshilli i Ministrave e pati me inat me Shqipërinë, por e pa se realiteti nuk është ai që paraqitet në raporte

Ata kanë qëllime të mira jam i sigurt, por të vinë të shohin një realitet që do jetë në shumë aspekte krejt tjetër"

Një apel e kishte edhe për socialistët.

"U bëj thirrje socialistëve në interesin më të mirë të tyre dhe të Shqipërisë të largojnë me urgjencë Edi Ramën, dhe klikën e tij nga pushteti, mbasi e them me bindje me të gjitha ndijimet e mia, se urrejtja ndaj Edi Ramës dhe regjimit të tij bëhet çdo ditë e më e pakufijshme, ata duhet ta dinë se unë kam konstatuar më 16 shkurt dhe dje, në masat e gjera protestuese, atë urrejtje që e kam takuar vetëm në vitin 1990-'91, ndaj diktatorëve dhe diktaturës. Në këto kushte u bëj thirrje socialistëve mos nënvleftësoni situatën, se dënimi mbarëpopullor për Edi Ramën po afron dhe do të jetë i sigurt dhe tepër i rëndë, ndaj dhe t'i thërrasin mendjen, të mos lejojë përshkallëzimin sepse ky revolucion i filluar nga studentët, duhet ta pranoj, kanë një meritë historike sepse guxuan dhe mbushën sheshet, sepse në çdo sallë e nxorën lakuriq të ligun më zi sesa në plazhet e botës, treguan se cili është formimi i tij. Tani e kanë marrë fjalën qytetarët nga gjithë Shqipëria. Çdo javë e Ramës në pushtet është rrezik kombëtar", u shpreh ish-kryeministri.

A do të bojkotojë opozita zgjedhjet?

Berisha thotë se zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë më në Shqipëri.

"Opozita po bën përgatitje të etshme për zgjedhjet, por zgjedhje me Edi Ramën në Shqipëri nuk do ketë më, për këtë ju garantoj", tha Berisha.

Me protestat e nisura opozita e bashkuar shqiptare kërkon qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme, por në mënyrë kategorike kryeministri Edi Rama është shprehur se vendi nuk do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Pas protestës së djeshme, opozita dorëzoi mandatet e deputetëve, pavarësisht thirrjeve të ashpra nga ana e ndërkombëtarëve për të mos shkuar drejt këtij akti që sipas tyre cënon jo vetëm demokracinë e vendit por edhe të ardhmen integruese të Shqipërisë.  

Deklaratat për gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha i bëri pasi vizitoi një ekspozitë në Muzeun Kombëtar të piktorit të shquar shqiptar Avni Delvina. Nuk la pa bërë edhe komentet e tij ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kritikuar pasionin e tij, pikturën.

"Zoti Delvina dhe kuratori Dhales janë nga ata dy shqiptarë që u përballën ndër të parët me diktaturën në korrik të vitit 90 morën rrugë që dolën në vendet e lira dhe shkëlqyen me talentet e tyre. I dhanë Shqipërisë dhe shqiptarëve emër të mirë kudo që shkuan me vepra arti të arrira, të vlerësuara nga mbarë kritika.

Dënoj asgjësimin që i bëri zhgarravitësi i droguar pikturës shqiptare, siç e shini nuk ka më ekspozita, ekziston një galeri ku nuk guxon të hapë ekspozitë se zhgarravitësi mendon në paranojën e tij se vetëm zhgarravinat e tij anti-art do ti paraqesë për art dhe nuk mund të konkurrohen. Por çdo gjë ka një fund dhe ky fund është i afërt", tha ish-kryeministri.

E mbylli deklaratën e tij me një thirrje tjetër drejtuar socialistëve: "Largojeni të mos e largojë populli, se bunkeri dje shkoi u fut në bunkerin e "Rognerit". Atje do shkojnë ta kapin ta nxjerrin nga vrima e miut, ta heqin, mos t'i shkaktojnë trauma të tjera vendit".

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 22/02/2019 23:11

    O Berish na cave trapon o fekale

    Përgjigju
  • vicidik: 22/02/2019 18:43

    Rrnoft Sali Berisha mbreti i shqiptareve, prijesi ne shekuj i tyre, historia do flase pwr te ne shekuj, historia i vjen mbrapa, marrte nga jetet tuaja o popull dele shqiptar, marrte nga ditet tuaja, jeta u boft 1 mij. U boft 120 vjec e tju prije perpara o popull drejt fitoreve te reja. U beft drejtues i BE se ne Vjen dhe kudo ne bot

    Përgjigju
  • Gimi: 22/02/2019 18:42

    Sot ne Tirane kam pare Zylfije Haklajn ruhu doktor

    Përgjigju
  • Tegs: 22/02/2019 17:46

    Do na cash ate te Andi Bejtjes

    Përgjigju
  • Bolet digjitale: 22/02/2019 16:17

    U bone per cianur o doktor Mortja

    Përgjigju
  • Tironsi i vjeter Dash rakija: 22/02/2019 15:57

    Do te te pelqente te mos jete Rama ne krye te PS-se dhe kryeminister? Do te te plotesohet deshira o vampir,por pas zgjedhjeve te ardheshme te 2021-shit dhe pasi te kesh perfunduar ti ne burgun e Recit si gjakpires,zjarrrvenes,vrases,kusar dhe dobic i pandreqshem.Prit dhe ca dite,se do tr te shohim live ne Tv me byzylyke ne dore,ty dhe banditet e tjere qe te mbeshtetin si Noka,Zuzarja e like sheikut,Lyl shvejku etj etj.

    Përgjigju
  • Lleshi: 22/02/2019 15:10

    Jam demokrate po nuk dua qe 97 te perseritet sa me shume jetojme me shume kuptojme qe cdo njeri vetem per karrike vjen jo per popullin Vota ime seshte per asnje me

    Përgjigju
  • Fieri: 22/02/2019 14:48

    Futeni be burg kete legenin!

    Përgjigju
  • Vlonjat PD: 22/02/2019 14:45

    Haha hahaha na dole b... fare tani Sali Shpellari, deri dije thoje do e largojmë do e hedhim në Lanë, tani ju thua Socialistëve hiqeni ju se un të ha Karin..

    Përgjigju
  • Populli: 22/02/2019 14:44

    Nuk ke cfare denon me.. Jane levizjet e tua per ti bere presion nderkombetareve.. E tja hedhesh si bere ne 97. Tashme te njohin te gjithe o plak i djallezuar

    Përgjigju
  • teme: 22/02/2019 14:39

    Shkuuuuuuuuu

    Përgjigju
  • Ariu: 22/02/2019 14:00

    Ik o sali se nuk jemi ne vitin 1997. Koha jote ka mbaruar.

    Përgjigju
  • Shqiperi: 22/02/2019 13:47

    Sali ne burg!

    Përgjigju
  • Joti: 22/02/2019 13:46

    Mulah Saliu, erdhi koha! Futja vetes! Morr

    Përgjigju
  • toni: 22/02/2019 13:38

    le ta largoj zeni me giten

    Përgjigju
  • Hanover: 22/02/2019 12:38

    mos fol më ti se tani vetem burgu të pret ty dhe djalin tend .

    Përgjigju
  • BESNIK: 22/02/2019 12:34

    ,po ku kandar te mbaje ty dhe mekatet qe i ke shkaktuar shqipatreve ti dhe soji e sorollopi yt. Ne ka njeri qe duhet para drejtesis je ti dhe vetem ti o shpellar i Dragobise.

    Përgjigju
  • Laveri: 22/02/2019 12:16

    Opo te behet nje qeveri nga njeres qe jane edukuar jashte kan punuar jashte dhe nuk kan asnje lidhje me korrupsionin cdo thoje ky

    Përgjigju
    • Fraiku: 22/02/2019 13:32

      Ky thua ti? Ky do i marre neper goje nenat, motrat, grate madje dhe te vdekurit do jua nxjerre nga varri. Ketij vetem burgu bashke me te birin i bejne derman. Ky po nxit lufte civile dhe vetem per kaq e meriton te izolohet, mos te flasim per te tketst pastsj.

  • Turi: 22/02/2019 12:16

    Sa turp te kesh ne qeveri politikane si ky idioti , jemi popull kot I meritojme keta plera

    Përgjigju
  • Vlora: 22/02/2019 12:12

    cfar mereni me këtë fisshkërdhyerin që Ka 30 vjet që po djeg Shqipërinë. Rrezik kombëtar vetëm ky ka që l dhe ngelet për mbarë kombin Shqiptar.

    Përgjigju
  • Populli: 22/02/2019 12:07

    Edi Rama do te jete edhe nje 8 vjecar tjeter ti doktor pregatitu per ne Rec bashke me shpuren tende ju kriminelet nuk keni shpetim

    Përgjigju
  • Rruqja: 22/02/2019 11:57

    Kush je ti mor qe flet ne emer te popullit o GERDEC O SUDE O 97 O 98 .O RRUGA KOMBIT O DETI .O VRASESI I 150 DJEMVE TROPOJAN .O NJE MIJE E NJEQINT TE ZEZAVE .KU I KE DJEMT LULUN DHE SHKERDHENIN I DERGOVE PER TE MARR POROSIN E RADHES .O KUCEDER QE VETEM FEKALE NXJERR NGA G8JA .ASBT POPULLI QE HEQ DHE VENDOS QEVERIT JO ULURIMA E NJE ANTISHQIPTARI DI TI .ZOTI MART HSK .

    Përgjigju
  • Fad: 22/02/2019 11:56

    Po me ty o sbpellar do ket zgjedhje, e harrove 97 or te shkerdhefsha cfare te kesh, faji edht i medias qe nxjer ket nevojtore neper lajme.

    Përgjigju
    • Endri: 22/02/2019 12:47

      Po mediat gjithmone e kane ricikluar kete sidomose qerosi fantomas me qorrin e pabese

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda