Berisha: Kanë ikur koha kur Serbia
fliste me Shqipërinë për Kosovën

TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar një mesazh ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivan Mrkić. “Zoti Mrkić, Rama nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë mandat për të diskutuar në Beograd për Kosovën. Kohërat e Hoxhës kanë marrë fund!”, shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook.
 
Sipas Berishës, “sot Beogradi njoftoi nëpërmjet ministrit të Jashtëm, Mrkić se Edi Rama do realizojë në shkurt vizitën e tij në Beograd, të shtyrë për arsye enigmatike nga muaji nëntor. Pas marrëveshjeve Prishtinë-Beograd të firmosura në Bruksel janë krijuar mundësi reale për një bashkëpunim të gjerë rajonal”, shkruan ish-kryeministri në profilin e tij.
 
Sipas Berishës, “në këtë kontekst, Tirana dhe Beogradi duhet të bëjnë përpjekje për zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të gjerë bilateral në interesin më të mirë të dy vendeve”. “Por përfshirja e Kosovës në axhendën e takimit bilateral Tiranë-Beograd, siç njoftoi zoti Mrkić, është absolutisht e dënueshme”, thekson Berisha në shënimin e tij në Facebook.
 
Ish-kryeministri shkruan se, “Kosova e pavarur ka përfaqësuesit e vetë me legjitimitet kombëtar dhe ndërkombëtar dhe nuk mund të përfaqësohet nga asnjë përfaqësues i Shqipërisë apo ndonjë vendi tjetër për interesat e saj në Beograd”.
 
“Zoti Mrkić dhe Edi Rama duhet ta dinë mirë se kohërat kur Beogradi diskutonte me përfaqësuesit e Shqipërisë për Kosovën kanë marrë fund”, përfundon mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati