TIRANE - Karriera politike e kryeministrit e kryetarit të PD Sali Berisha ka qënë e mbushur me ulje ngritjet e veta. Kështu, Berisha ka hyrë në politikën reale në korrik të vitit 1990, teksa ka marrë pjesë në takimin e ish-kreut të shtetit të asaj kohe Ramiz Alia për pluralizmin politik, duke u projektuar në këtë mënyrë që atëherë në dy tre personat që ishin përzgjedhur për të udhëhequr politikën opozitare.

Në dhjetor të vitit 1990 nga një i dërguar i kreut të shtetit Alia te studentët u bashkua me ta për të qënë themelues e në shkurt të vitit 1991 kryetar i kësaj partie. Humb zgjedhjet e para pluraliste më 31 mars të vitit 1991, dhe fiton në mënyrë plebishitare zgjedhjet e parakohëshme të 22 marsit 1992 dhe zgjidhet president i vendit.

Vetëm tre muaj më vonë humbet zgjedhjet vendore përballë Fatos Nanos të cilin e futi në burg. Pas kësaj humbet referendumin e vitit 2004 për Kushtetutën, ndërsa shkatërron zgjedhjet e vitit 1996, për të dorëzuar pushtetin pas rënies së piramidave në zgjedhjet e korrikut 1997, duke u dorëhequr dhe si president.

Më 14 shtator 1998, tenton një grusht shteti pas vrasjes së Hajdarit, duke humbur dy vjet më vonë zgjedhjet vendore më 2000, humb zgjedhjet parlamentare më 2001, humb sërish zgjedhjet vendore më 2003 dhe fiton brishtë zgjedhjet përballë Nanos më 2005.

Humbet sërish zgjedhjet vendore më 2007, fiton diskutueshëm zgjedhjet parlamentare të 2009, humb ne tërë vendin e përmbys Tiranën në lokalet e 2011, ndërs humbet thellë më 23 qershor 2013, duke ikur zyrtarisht nga politika.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)