Berisha kërcënon me grusht
shteti:Depot në '97 i hapa unë

Berisha kërcënon me grusht<br />shteti:Depot në '97 i hapa unë
Ish-kryeministri Berisha ka kërcënuar Edi Ramën se nëse do të vazhdojë të mbajë afër bandat dhe Shullazët, “98-a do t’i duket lule”. Ai i është referuar në këtë mënyrë revoltës së opozitës së atëhershme në 14 shtator 1998, kur u sulmua Kryeministria. Deklaratat e forta Berisha i bëri gjatë një interviste për Abc News.
Disa herë ai u kujdes që këtë paralajmërim Edi Rama duhet ta marrë edhe si personal.

“Ndaj dhe i them Edi Ramës se armët nuk duhet t’i ketë kurrë frikë një qeveri e një vendi të lire, por ta ketë të qartë se do ti duket lule 98-ta ccfarë do mund ti ndodhë nëse ndërsen bandat a armatosura të tij. Pse e them këtë…Sulmet ndaj institucioneve janë gjithmonë të papranueshme. Prandaj po dal aty. E them këtë se në 98-tën bëra gjithcka për ta kontrolluar, por nuk e kontrollova dot, por të jesh e sigurtë që nga 98-ta e mbrapa, kush më nuk mund t’i kontrollojë. Po them nëse përsëritet, nëse përdor bandat e veta kundër opozitës e kam fjalën. Se duhet ta ndajmë, qytetarët nuk i konsideroj opozitë, qytetarët kanë një interes, nuk kanë interesin e opozitës por kanë interesin e sigurisë së tyre ndërsa opozita ka interesat e veta”, tha Berisha.

Ndërkohë Berisha mbështeti idenë për armatosje të qytetarëve sipas modelit amerikan, duke thënë se kryeministri Rama s’ka përse të ketë frikë nga armët e popullit. i kundërshtuar nga gazetarja Mimoza Koçiu nëse kjo armatosje mund të sillte një 97 të dytë për vendin, Berisha pranoi se atëhere ishte vetë shteti që armatosi popullsinë, për t’u mbrojtur nga armët e bandave që erdhën nga jashtë për të krijuar destabilitet.
 
 
Pjesë nga intervista për vitin 1997
Ju e lexoni si pozitiv faktin se thuhet që në Shqipëri bëhet thirrje që qytetarët të marrin armët?
Thirrje për qytetarët, sepse qeveria nuk po i mbron qytetarët…

Jemi vend I NATO-s z.Berisha…
Vend i NATO-s? vendi I sekretarit të përgjithshëm të NATO-s që ka qenë edhe kryeministër, ka përqindjen më të lartë të armëve në Europë pas Zvicrës, Norvegjia, vend themelues I NATO-s…

Por nuk kanë një histori të 97-ës sic e kemi ne…
Jo. 97-a nuk është një histori që, cfarëdo që t’I japësh, është një histori malavite dhe bandash…

Dakord por ajo tregon se cfarë ndodh kur qytetarët marrin armët…
Absolutisht jo!  Ka dy gjëra. Armët me të cilat u vranë shqiptarët u sollën nga deti. Shqiptarët nuk duhet të gabojnë. Armët të cilat mbrojtën shqiptarët ishin armë të depove. Armët e depove ishin armë që mbrojtën Shqiptarët në Shqipëri, mbrojtën Shqiptarët në Kosovë…

Por u desh një forcë ndërkombëtare paqeruajtëse që të stabilizohej situata apo jo?
Ajo ishte qëllim tjetër. Ajo kishte qëllim tërësisht të politikës së jashtme, kërcënime të jashtme. Ishte një gjë tjetër, se duhet t’I analizojmë gjërat. Pra armë të cilat u morën nga depot. Depot u hapën. E kuptoni vetë dmth….

Gjithcka u fshi me marrëveshjen e 9 marsit, që bëtë ju si president…
U hapën jo pa qëllim depot. Shqiptarët nuk mund t’i merrnin bandat. Shteti kishte një alternativë: o t’u binte me armë këtyre dhe mund të krijonte një konflikt civil, ose të armatoste qytetarët dhe nuk kishte më konflikt civil dhe një pjesë e madhe e këtyre armëve do t’u shkonin shqiptarëve në Kosovë për t’u mbrojtur nga serbët.

Po thoni që shteti zgjodhi alternativën e dytë?
Absolutisht po! Pa asnjë diskutim, pa asnjë diskutim!

Kjo është deklaratë e fortë z.Berisha…
Jo, e kam thënë unë këtë. Kjo në mënyrë të padiskutueshme. Po qe se ti nuk siguron dot qytetarët, ti do t’u japësh mundësi atyre të sigurojnë veten e tyre, se përndryshe…Dhe kjo, kjo e qetësoi situatën. Kjo ndihmoi shumë shqiptarët si në Shqipëri edhe në Kosovë për t’u mbrojtur tek pragu I derës. Nuk luftuan shqiptarët kundër njëri-tjetrit. U mbrojtën tek pragu i derës.

Pjesë nga intervista për 14 shtatorin e 1998 
Edhe me rrezikun që do të përjashtoheni sepse u bë hera e dytë… Megjithëse grupi duket sikur nuk rri dot pa ju në parlament
Përkundrazi jam nderuar shumë nga ky vendim. Unë them një gjë, nqse marrëdhëniet e mia nga parlamenti deri diku m’i kushtëzon edhe grupi, sepse unë nuk dua të ndikoj në vendime që nuk besoj se i interesojnë PD-së dhe grupit ndaj parlamentit. Kështuqë unë në këtë rast i përshatem grupit, por përkundrazi, unë jam ndjerë shumë i nderuar, kanë përdorur votat e Partisë Siciliste, më ka përjashtuar si hakmarrje për arrestimin e Shullazit dhe absolutisht kjo më bën krenar më shumë se cdo gjë tjetër. U tmerrua nga kërkesa imë që qytetarët të kenë armë sipas ligjit, tregoi se ka mendësinë e Spiro Kolekës dhe të atit të tij biologjik, mendësinë e atyre që kanë frikë dhe tmerr nga armët në duart e qytetarëve. Edi Rama për hir të së vërtetës, në 14 shtator të vitit 98, pasi kriminelë me uniforma, majorë, kolonelë etj, ekzekutuan para selisë së PD Azem Hajdarin dhe të nesërmen, me gjithë përpjekjet e mëdha të mia që ai të mos shndërrohej në një konflikt më të gjerë, ajo ndodhi. Dhe Edi Rama e di mirë kur ka ardhur në televizionin shtetëror u zhduk, hyri në bunker, ka qënë i verdhë e i zbehtë sikur kish dalë nga arkivoli. Ndaj dhe i them Edi Ramës se armët nuk duhet t’i ketë kurrë frikë një qeveri e një vendi të lire, por ta ketë të qartë se do ti duket lule 98-ta cfarë do mund ti ndodhë nëse ndërsen bandat a armatosura të tij. Pse e them këtë…
Sulmet ndaj institucioneve janë gjithmonë të papranueshme
Prandaj po dal aty. E them këtë se në 98-tën bëra gjithcka për ta kontrolluar, por nuk e kontrollova dot, por të jesh e sigurtë që nga 98-ta e mbrapa, kush më nuk mund t’i kontrollojë. Po them nëse përsëritet, nëse përdor bandat e veta kundër opozitës e kam fjalën. Se duhet ta ndajmë, qytetarët nuk i konsideroj opozitë, qytetarët kanë një interes, nuk kanë interesin e opozitës por kanë interesin e sigurisë së tyre ndërsa opozita ka interesat e veta. Dhe unë po të them se nëqoftëse ti që mban bandat kudo, ti që i con bandat kryetarit të opozitës, që këtej thotë se i dhashë atë status, që në fakt i kisha dhënë unë, dhe rrihte gjoksin si me qenë budalla, më fal për shprehjen, sepse ai ishte me vendim, por po e jap për herë të parë thoshte (statusin). Po ai e ka të zakonshme këtë lloj qëndrimi. Pra i coi kryetarit të opozitës bandat, i tha mos guxo ta nxjerrësh kokën në dritare po më përmënde emrin. Po qe se vepron me praktika të tilla, në mënyrë absolute vrimë miu të gjejë, dhe ta marrë personale këtë, ja kam bërë një herë. E mori personale dhe e dëgjoi mirë. Dhe kur ja bëra atëherë, ai që i coi mesazhin tha “Si thua ti, kjo qënka si në Shqipërinë e shekullit të 19”. Zotëri, - i thashë unë, - ky zotëria që po i coj këtë mesazh ka bërë 1753 protesta dhe ia kam siguruar që të gjitha dhe s’i ka hyrë një ferr në këmbë, ka bllokuar edhe rrugët duke shkelur ligjet e vendit, dhe përsëri e kam respektuar se ka qënë opozitë. I kam pasur Shqipëria në kohën që më thoni ju mua këto? Tani ai kërkon t’u vëri zjarrin institucioneve. Ta provojë, ta provojë se do ti përgjigjem, jo në Tiranë, po dhe në Sarandë e Gjirokastër po dogji një zyrë,nuk do mund të kthehet kurrë në Tiranë.
 
Edhe tani i them provoje. Pre noë opozitar, dhe në mënyrë absolute do pësosh ate që as në ëndërr nuk do mund ta imagjinosh. Pse e them këtë. Po deri sa luan me banda ky bandit, ky kryebandit që i con kryetarit të opozitës kryebanditin për ta kërcënuar atëherë cfarë pret këtu. Kjo është arsyeja./Gazeta Tema

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic