Berisha kërkon Ramën në Kuvend
Kryeministri e përshëndet nga Turqia

Berisha kërkon Ramën në Kuvend<br />Kryeministri e përshëndet nga Turqia
TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha duket se nuk e shijon debatin e të enjteve në seancë plenare, nëse në sallë nuk është kreu i qeverisë Edi Rama. Edhe këtë seancë deputeti demokrat Berisha kërkoi të dijë se ku ndodhet kryeministri Rama dhe përse nuk ishte i pranishëm në sallë.

Përgjigjen ja ka dhënë nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj e cila njoftoi se shefi i mazhorancës ndodhet në një vizitë zyrtare në Turqi, dhe se në momentet e diskutimeve në sallë, Rama po zhvillonte një takim me presidentin turk Erdogan.

Berisha nisi të hedhë dyshime se mos kryeministri ndodhej në Turqi për ekspozitë me piktura të tij, por këtë radhë kundërpërgjigjen ja ka dhënë nga shteti fqinj vetë kryeministri Edi Rama. Shefi i qeverisë postoi një foto në profilin zyrtar të tij në rrjetet sociale ku shfaqet gjatë një takimi me presidentin turk.

rama erdogan

"Paradite e plotë në Stamboll me Presidentin Erdogan për sfidat e përbashketa e mbështetjen e Turqisë për Shqipërinë", - shkruan Rama.

rama erdogan

Berisha:
Kryeministri nuk është oficer i shërbimeve sekrete që të niset me mison të fshehtë, duam të dimë se ku ndodhet se qarkullojnë llafe se ka shkuar të hapë një ekspozitë me shkarravina me paratë e shqiptarëve. Një njeri që bën zhgarravina, një njeri që gjithë jetën nuk hapi dot një ekspozitë dhe tani shfrytëzon postin për të përhapur zhgarravinat e tij nëpër botë kjo është e papranueshme. Megjithatë, na thoni ku ndodhet zotëria e tij

Leskaj: Në këtë moment kryeministri është në një takim me presidentin turk...

Berisha replikoi sërish nga vendi, por Leskaj ju përgjigj duke ngaterruar faktin se tanime Berisha eshte ish-kryeminister dhe jo kryeminister: Unë nuk i ndjek axhendat private z kryeministër, më fal zoti ish-kryeministër….

Paloka: Rama te vije te pergjigjet per deklaratat e Lu-se
Ndërkohë edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka kërkoi që kryeministri Edi Rama të përgjigjet për deklaratat e ambasadorit amerikan, Donald Lu i cili shigjetoi pak ditë më parë me emra, personat që nuk duan që të bëhen reforma në drejtësi.

 “Do të doja që këtu të vinte kryeministri i vendit dhe t’i përgjigjej fillimisht deklaratave të rënda të ambasadorit të SHBA, deklarata që janë bërë publike dhe tani i dinë të gjithë shqiptarët, deklarata për deputetë të inkriminuar, ministra dhe gjyqtarë të korruptuar, deklarata që së fundmi përmendnin me emër kriminelë që janë lënë të lirë, nuk janë vënë para drejtësisë dhe këtë rast akuzat kanë qenë mëse të drejtpërdrejta, për ministrin Tahiri dhe këtë qeveri. Kushdo e di që Shullazi nuk vajti fare para drejtësisë, Frroku u la i lirë të arratisej jo prej drejtësisë, por prej forcave të rendit, prandaj do të doja që këtu të vijnë e të përgjigjen për këto akuza”, tha Paloka.

Deputeti Paloka tha se për të njëjtat akuza që bëri kryediplomati amerikan, sekretari i përgjithshëm i PD-së dhe kryetari i grupit parlamentar janë dënuar.

“Njëkohësisht doja të bëja një korrigjim te deklarata e ambasadorit. Nuk është e vërtetë që askush nuk është dënuar për Shullazin dhe Frrokuin pasi është dënuar Sekretari i Përgjithshëm i PD, dhe kreu i grupit të PD, janë dënuar se fakti që kriminelë të tillë lirohen nga policë pasi janë miq të ministrit të Brendshëm. Këto denoncime të njëjta me ambasadorin amerikan, ne të dy jemi dënuar. Nuk e di se çdo të bëjë Rama a do ta hedhë dhe ambasadorin në gjyq për të njëjtat akuza", - tha Paloka.

Pas këtyre deklaratave Paloka kërkoi të mbahej një minutë heshtje për 219 viktimat e sulmeve terroriste të së premtes në Paris.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre