Ish-kryeministri Sali Berisha ka shfrytëzuar një histori nga shtëpia e tij në fshatin e lindjes, për të thumbuar Edi Ramën. Berisha dhe Rama u përfshinë në replika të forta sa i takon përmbytjeve dhe krimit.
Berisha kujtoi nga fëmijëria e tij se në fshat mbanin dy qen dhe një këlysh, ky i fundit, sipas tij, vetëm lehte..."Tani del këtu shpesh e shan me fjalë që nuk i përdor kurrë, fyen me fjalë që si përdor kurrë. Po unë do tu them miqtë e mi, asnjëherë mos i reagoni. Ne në shtëpi kishim dy qen, njëri ishte i madh, tjetri një këlysh, lehte gjithë ditën më mërziste shumë. “Kuç mos leh”, i thosha unë. “Ça ke Sali?”, më thoshte gjyshja. “Më çmendi ky këlyshi gjyshe”, i thosha unë. “Po çmend veten ti më thoshte, se nuk i thuhet këlyshit mos leh, se ai leh më shumë”, tha Berisha duke u larguar nga foltorja e Kuvendit.
/Shqiptarja.com

Ndërsa kryeministri Edi Rama iu përgjigj përmes batutës duke hequr paralele me deputetët e opozitës: "Sot na ke ndihmuar ta kuptojmë pse u thua skape atyre atyre që i hedh në betejën qorre të luftës politike. E paske nisur me qenin e shtëpisë dhe të paska mbetur si nevojë e brendshme për të pasur gjithmonë qen që i turr për të kapur të tjerët", iu përgjigj Rama.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO