TIRANE - Vizita e Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton është komentuar nga Kryeministri i vendit Sali Berisha, i cili ndër të tjera e ka cilësuar ngjarjen më të rëndësishme në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
“Lajmi i vizitës së Sekretares së Shtetit Hillary Clinton, mikes së shquar të Shqipërisë dhe kombit shqiptar, me ftesë të Kryeministrit Berisha, ka gëzuar shumë të gjithë shqiptarët si dhe përbën ngjarjen më të rëndësishme në kremtimet e 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.”, tha Berisha.
Për kryeministrin, kjo vizitë është “dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë midis dy vendeve dhe kombeve, ndjenjave të ngrohta e miqësore dhe respektit që Sekretarja Clinton dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara ushqejnë për shqiptarët si dhe mbështetjes së çmuar që i kanë dhënë dhe i japin në mënyrë të vazhdueshme Shqipërisë dhe kombit shqiptar në përpjekjet për ndërtimin e demokracisë së bazuar në vlerat e tregut.”
Nënpërmjet njoftimit nga zyra e shtypit e kryeministrisë, shefi i qeverisë shqiptare thekson se “vizita e Sekretares Clinton në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, është një nder i madh, por dhe një rast i veçantë për qytetarët dhe autoritetet e vendit tonë, për të shprehur edhe njëherë mirënjohjen më të thellë ndaj mbështetjes së jashtëzakonshme dhe rolit kryesor që SHBA-të kanë luajtur këto 100 vite në përpjekjet e shqiptarëve për liri, dinjitet kombëtar dhe për integrim në institucionet euro-atlantike dhe evropiane.”
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com