Berisha: Klosi ish-spiun i Beogradit
Kosova hetim krimeve të tij në luftë

Berisha: Klosi ish-spiun i Beogradit<br />Kosova hetim krimeve të tij në luftë
TIRANE - Në akuzat dhe kundër akuzat që kanë shpërthyer ditët e fundit mes ish-kreut të Shërbimit Informativ shqiptar Fatos Klosit dhe kryeministrit të Kosovës Isa Mustafës ka ndërhyrë edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
 
Deputeti demokrat Berisha  përmes një postimi në rrjetin social Facebook përmend detaje dhe akuza të drejtpërdrejta ndaj Fatos Klosit duke e akuzuar se ka qenë agjent i shërbimeve të huaja. Veç të tjerash sipas Berishës, Klosi ka qenë i skeduar dhe emërimi i tij në SHIK është bërë në shkelje me ligjin pasi është zhdukur dosja e tij.

Fatos Klosi ka qene i skeduar, me dosje voluminoze dhe ne ndjekje konstante nga Sherbimi Informativ Kombetar si njeri me lidhje te caktuara agjenturore, pra si agjent i sherbimeve te huaja. Emerimi i tij pas vitit 1997 ne krye te Sherbimit Informativ Kombetar, eshte bere ne kundershtim flagrant dhe pasi eshte zhdukur dosja e tij disa vjecare! Per shfrytezimin nga ana e tij te luftes per çlirimin e Kosoves ekzistojne raporte te sherbimeve kryesore partnere qe e deshmojne si te implikuar ne nje seri veprimatrish dhe trafiqesh kriminale”, thotë Berisha.
 
Berisha shkon më tej duke i kërkuar autoriteteve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare të nisin një hetim ndaj veprimtarisë kriminale që Berisha pretendon se Klosi ka pasur gjatë luftës së Kosovës. Edhe më herët mes Klosit e Berishës ka pasur akuza e kundër akuza për lidhje me shërbimin secret serb.
 
“Ju bej thirrje autoriteteve te Kosoves te ndermarrin vet dhe me partneret nderkombetar nje hetim te plote te veprimtarise se tij kriminale antikombetare gjate periudhes se luftes se Kosoves e ne dem te saj! Jam i bindur se nje hetim i plote dhe i pavarur do te nxjerre ne pah, do te provoje rolin e tij te dyfishte gjate luftes dhe veprimtarine e tij kriminale”, shkruan ish-kryeministri Berisha në Facebook.

Gjithçka nisi me një intervistë që zoti Klosi dha për një media kosovare ku tha se me mënyrën si vepronte Ibrahim Rugova, Kosova nuk do ishte kurrë e pavarur. Ndaj kësaj deklarate reagoi ashpër kryeministri aktual i Kosovës, Isa Mustafa i cili hodhi në publik akuza të rënda ndaj Klosit duke thënë se ky i fundit ishte një kryespiun në shërbim të Serbisë. Më pas ishte Klosi i cili vijon me akuza më të rënda ndaj Mustafës dhe drejtpërdrejt edhe ndaj Rugovës, madje në një intervistë të dhënë për mediat shqiptare një ditë më parë, Klosi thotë se “beteja e Koshares ishte beteja më e turpshme ku ushtarët e UÇK-së lanë armët e dorëzuan flamurin”. 

Statusi i Berishës në Facebook
Ditet e fundit, ish kreu i Sherbimit Informativ Kombetar, Fatos Klosi, ka ndermarre per llogari te patroneve te tij te vjeter, sulme te ulta dhe amorale ndaj arkitektit te Kosoves se pavarur, Presidentit Ibrahim Rugova dhe luftetareve te lirise qe luftuan dhe dhane jeten per lirine e Kosoves.
Duke denuar sulmet dhe trillimet e ulta te Fatos Klosit njoftoj opinionin se:
- Fatos Klosi ka qene i skeduar, me dosje voluminoze dhe ne ndjekje konstante nga Sherbimi Informativ Kombetar si njeri me lidhje te caktuara agjenturore, pra si agjent i sherbimeve te huaja. 
-Emerimi i tij pas vitit 1997 ne krye te Sherbimit Informativ Kombetar, eshte bere ne kundershtim flagrant dhe pasi eshte zhdukur dosja e tij disa vjecare!
- Per shfrytezimin nga ana e tij te luftes per çlirimin e Kosoves ekzistojne raporte te sherbimeve kryesore partnere qe e deshmojne si te implikuar ne nje seri veprimatrish dhe trafiqesh kriminale.
Ju bej thirrje autoriteteve te Kosoves te ndermarrin vet dhe me partneret nderkombetar nje hetim te plote te veprimtarise se tij kriminale antikombetare gjate periudhes se luftes se Kosoves e ne dem te saj! Jam i bindur se nje hetim i plote dhe i pavarur do te nxjerre ne pah, do te provoje rolin e tij te dyfishte gjate luftes dhe veprimtarine e tij kriminale! 

Redaksia Online
(s.k/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin