TIRANE - I emocionuar dhe i përlotur u paraqit për herë të fundit para punonjësve të institucionit të Kryeministrisë, ish-kreu i qeverisë për tetë vitetet e shkuara, Sali Berisha. Në një nga sallat e Kryeministrisë, Berisha së bashku me pjesën e ngushtë të stafit të tij si dhe gjithë punonjësit e këtij institucioni shtrënguan duart ndoshta për herë të fundit në ambientet e kwtij institucioni. Takimi i fundit ishte organizuar në formën e një koktejli, ku rreth orës 12:00, Berisha u pa të hyjë në ambientet e Kryeministrisë për të çelur edhe festën e lamtumirës me administratën.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Berisha u shprehu mirënjohjen për punën e palodhshme që gjithë punonjësit e këtij institucioni kanë bërë përgjatë tetë viteve. Fjalimi i fundit i tij para stafit ka bërë që të mos mungonin as lotët ku jo vetëm punonjëset femra, por dhe vetë kreu i qeverisë u pa që të përlotej. Sigurisht qw mund të mungonin lotët gjatë fjalimit të kryeministrit para administratës së institucionit, gjë qw kujton momentet e fjalimit të Berishës për herë të fundit si drejtuesi i Partisë Demokratike.
Edhe pse ceremonia u bë pa praninë e mediave, duke marrë parasysh se nuk kishte asnjë fjalim politik, burime treguan se lotët nuk munguan as këtë herë për zëdhënësen e qeverisë, Erla Mëhilli. Me gotat me pije në duar, Berisha u dha kështu “lamtumirën e fundit” punonjësve të Kryeministrisë. Përveç administratës që nuk munguan në takimin e lamtumirës me “shefin e tyre”, pjesëmarrës u mësua se ishin edhe stafi politik tashmë i dorëhequr prej disa ditësh.
Ndërkohë që vetë kreu i qeverisë pritet që të mos shkelë më në këtë institucion si drejtues i saj, pas betimit të qeverisë së re përpara presidentit Bujar Nishani. Ai pritet që t`i komunikojë Presidentit Bujar Nishani edhe dorëheqjen e ministrave të kabinetit të tij, ndërsa vetë do të qëndrojë në punë deri në momentin e betimit të saj. Karriget e ministrave të djathtë pritet që të zihen nga ata të majtë, që do të drejtojnë digasteret e qeverisë për katër vitet e ardshme.
Ndërsa vetë Sali Berisha tashmë nuk do të jetë as kreu i Partisë Demokratike, por thjesht një deputet i thjeshtë si gjithë të tjetër që janë zgjedhur nga votat e qytetarëve nga zgjedhjet e 23 qershorit. Gjithësesi për militantët e djathtë, kreu i qeverisë do të mbahet mend gjatë si kryeministër dhe njeherësh kreu që e ka udhëhequr Partinë Demokratike që nga themelimi i saj.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.09.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ikën dhe Topalli, përshëndet deputetët