Berisha komenton qeverinë e
re: babai i Tahirit, i arrestua

Berisha komenton qeverinë e<br />re: babai i Tahirit, i arrestua
TIRANË - Kryeministri Berisha ka vazhduar edhe pasdite, komentet e tij rreth qeverisë së re të Edi Ramës dhe emrave të saj, pasi e ka bërë një gjë të tillë paradite gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Pasdite ai ka akuzuar se ministër i Brendshëm në qeverinë "Rama" është vendosur një njeri që ka babanë të arrestuar për trafik ilaçes, duke risjellë historinë e arrestimit të babait të Saimir Tahirit pak ditë para zgjedhjeve për mospagim dogane të një sasie ilaçesh.
 
“Për hërë të parë në histori, aleanca e 1 prillit iu paraqet shqiptarëve standartin e saj, kalimin nga qeveri parlamenti në qeveri personale të Edi Ramës,”- shkruan Berisha në Fb.

“Qeveria e re, për oreksin e ministrave të saj, dosjet që kanë në prokurori për aferat për vjedhje dhe fshehje pasurie, mund të quhet jo qeveria e babëzizë, por qeveria e lukunisë.
 
Qeveria e Piktorit është qeveria e garancisë së trafikantëve në grupin e PS-së.
 
Në krye të Ministrisë së Brendshme, një njeri me të atin të arrestuar në flagrancë për trafik ilaçesh dhe histori skafesh.

Qeveria e aleancës së 1 prillit është qeveria e neobllokmenëve, e nepotizmit, e ministrave me diploma fallco. Ky kabinet qeveritar eshte identik me qeverinë “Çarçani 2.”  Përpara drejt të shkuarës me Piktorin dështak, “- përfundon ai.

RAMA, QEVERI E FRYRE, POZITIVE VETEM PRANIA E ZONJAVE

Ndërsa kryeministri në ikje i vendi Sali Berisha ishte fizikisht i pranishëm në mbledhjen e qeverisë, mendjen e kishte tek selia e Partisë Socialiste dhe pasardhësi i tij në këtë post publikoi emrat e kabinetit të ri qeveritar.

Kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot në mbledhjen e qeverisë shpalljen po sot të emrave të qeverisë së re të kryesuar nga Edi Rama. Berisha e ka quajtur “të fryrë” dhe e ka krahasuar atë me qeverinë e Bjellorusisë, duke shtuar se “do të jetë një barrë e madhe për shqiptarët”.

“Ndërtimi i një qeverie më të madhe se Italia, Spanja, Gjermania dhe të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Europian është një thes i rëndë mbi barrën e taksapaguesve shqiptarë. Problemi është se mbi shpatullat e taksapaguesve shqiptarë do të rëndojë qeveria më e madhe. Aktualisht ia kalon vetëm Bjellorusia, e cila ka qeveri më të madhe sesa qeveria që u shpall sot nga kryeministri i ardhshëm”, u shpreh Berisha.

Ironia në drejtim të ministrave të rinj dhe krahasimi i tyre me ministrat ende në detyrë ishin kryefjala e mbledhjes radhës së qeverisë në ikje.

“Në vendin tënd ulet famozi Ilir Beqja. Beqja, për të çuar përpara mashtrimet antiglobaliste. Ilir Beqja në kabinet. Obobo sa antiglobaliste!”- i është drejtuar Berisha ministrit aktual të Shëndetësisë, Halim Kosova.

“Nuk mund të them se është më pak i lumtur zoti Bode në karrigen e të cilit do ulet Çimi, kështu e thërriste Xhelili, i cili i hyri në zemër Ramiz Alisë vetëm se i tha që "të mbjellim patate". Kjo është e vërteta e Canit dhe karrierës së tij. Nuk më takon mua të merrem në këtë mbledhje, me kabientin se ai flet vetë", komentoi Berisha.

Berisha ka cilësuar pozitive vetëm pjesëmarrjen e grave në qeverisje. “Të themi atë që është, asgjë të re nga fronti i 1 prillit. Prania e zonjave në qeveri, hap pozitiv. Të tjerat, shif e shkruaj”.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë