TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka komentuar në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, takimet me qytetarët të kandidatë për kreun e ri të Partisë Demokratike. Berisha i është drejtuar mesazhit që i ka dërguar një i ri, Sebastian Dema, i cili thotë se ndjen energji dhe forcë për të forcuar PD, dhe rikthimin në pozitë pas 4 vitesh. Duke u nisur nga kjo, Berisha iu drejtohet demokratëve, duke thënë “Të gjithë ne jemi Sebastian!”
“Të dashur miq, duke ju ndjekur çdo ditë tek mbushni sallat në takimet me kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, më vijnë vetishëm në mendje fjalët e të riut Sebastian Dema që në mesazhin e tij një javë më parë më shkruan: ‘Unë jam shumë i ri dhe që nga viti 2005 nuk isha mësuar me humbjen e partisë me të cilën jam lidhur. Por dua të të them të vërtetën, nuk e di se si, por që nga dita që u morr vesh humbja në mënyrë të çuditshme ndjej në veten time një forcë, një energji që unë kurrë nuk e kam ndjerë ndonjëherë për të bërë gjithçka, që këta që erdhën në pushtet t’i bëjmë prapë opozitë që në sekondat e para të mandatit tjeteër, Sebastian Dema’. Pra duke lexuar fjalët e Sebastianit sot për ne demokratët nuk mund të ketë koment tjetër veçse: Të gjithë jemi Sebastian! Përpara!”, shkruan Berisha.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com