TIRANË - Kryeministri në ikje, Sali Berisha analizon konferencën "Shqipëria e gjeneratës së re", organizuar nga PS, fokusuar mbi urbanistikën, ekonominë, punësimin dhe rreziqet e zhvillimit.  

Berisha ka akuzuar se "jo mbajtja e premtimeve, por shtrirja e 20% në mbarë vendin dhe zhvillimi i trashëgimisë hoxhiste janë preokupimet më madhore të Piktorit!, si dhe "mbrojtja e trashegimise se Enver Hoxhes, babait te tij shpirteror, Hitlerit te shqiptareve, ishte qellimi tjeter madhor i takimit".

ANALIZA E PLOTË E BERISHËS 
Jo mbajtja e premtimeve, por shtrirja e 20% në mbarë vendin dhe zhvillimi i trashëgimisë hoxhiste janë preokupimet më madhore të Piktorit!

Piktori dështak mbylli sot konferencën ku përveç arkitekteve të miliarderëve të PS, morën pjesë arkitektët e studios së 35 katsheve te liqeni për të cilat Rama kishte kërkuar nga kompania ndërtuese 20%, arktitektet e shndërrimit të sheshit Skënderbej në piramidë. Nga punimet e saj del se konferenca pati si qëllime:

1- Licencën e Piktorit për shtrirjen e 20% në tërë territorin e vendit duke u marrë në kundërshtim me Kushtetutën kompetencat qeverive vendore dhe planet zhvillimore për tërë territorin.

2- Mbrojtja e trashegimise se Enver Hoxhes, babait te tij shpirteror, Hitlerit te shqiptareve, ishte qellimi tjeter madhor i takimit. 

Konferenca mbeshteti idene e Piktorit qe Piramida nga jashte te shnderrohet ne piste rreshqitjeje per femijet, gjithnje nen tingujt e kenges "xhaxhi Enver e ke gojen me sheqer". Kurse nga brenda ajo dhe vila e Enverit do sherbejne si tempull, faltore per piktorin dhe sojin e tij te neobllokmeneve e drejtues te PS. Vila e diktatorit do kete kujdestar te posaçem Koço Kokedhimen! sb"

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)