Alibeaj nuk e ‘fali’ në platformën e bashkimit të PD, Berisha: Ai i shërben Bashës dhe Ramës! Me mua në krye të partisë nuk ka pazare të pista! Basha ha dreka me Aqif Rakipin

Të njëjtat akuza që deri ia bënte Lulzim Bashës se pse nuk lironte zyrën dhe karrigen e kryetarit të PD, sot Sali Berisha ia faturon Enkelejd Alibeajt. Berisha duket se ka hasur sërish pengesa në marrjen e drejtimit të PD, pasi Alibeaj nuk pranon të hap rrugë duke vijuar të thotë se ai është kryetar i komanduar i PD deri sa Apeli të vendos për vendimin e gjykatës së Tiranës që miratoi statutin e Berishës. Padia në Apel është cilësuar nga Berisha si nul dhe se Alibeaj është peng i Ramës.

Propozimet e sotme të Alibeajt për bashkimin e PD, për Sali Berishën janë pazare të pista që i shërbejnë Ramës e Bashës, duke paralajmëruar se nuk do t’i mbështesë. Në platformën për bashkimin e PD propozuar nga Alibeaj ‘falen’ 8 deputetë të përjashtuar apo pezulluar në 12 janar që të kthehen në grup, ndërsa Berisha do të mbetet i pezulluar.

"DASH në raportin e tij denoncoi haptas dhe publikisht korrupsionin në të gjitha nivelet qeveritare. Këto bllokojnë ecjen e Shqipërisë drejt BE. Ishte deklarata e drejtorit të DASH për larjen e parave, nuk kishte gjuhë më jo diplomatike, por i detyruar sesa të shprehej që është një turp. Qeveria e lidhur kokë e këmbe me paratë e drogës kërkon t’i legjitimojë. Në kampin opozitar vazhdon procesi i zgjedhjeve në degët e PD, procesi i afrimit dhe përpjekjeve të ndershme të bazës së partisë për shërimin e çarjes së krijuar. Rama nëpërmjet ndonjë pengu të tij në opozitë, mban peng PD përmes procedurave anti-ligjore të padive pa asnjë bazë ligjore.  Këto janë të destinuara të dështojnë. Pas vendimit të gjykatës së Tiranës, njeriu i parë që kam takuar dhe kam shtrirë dorën ka qenë kreu i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj dhe Gaz Bardhi. U ula me ta për të dhënë mesazhe të shkëputjes nga një periudhë jo normale e PD. Njeriu që e krijoi u largua duke marrë të gjithë përgjegjësitë, por kjo gjeti refuzimin zotit Alibeaj. Alibeaj jo vetëm refuzoi ofertën, por i drejtuar nga Edi Rama përmes Bashës që e shprehu vetë në Shkodër, paditi PD në gjykatë. Padia e tij është absolutisht nul, pasi nuk kanë qenë palë. Aliebaj nuk ka asnjë tagër të firmosë një dokument, përveç se për kohën që njihej si kryetari i grupit Parlamentar. Kryetari i PD dha dorëheqjen, kryetari i PD aktual është vetëm një “Rithemelimi” si kryetari kolektiv kolegjial dhe jo individ. Firmat e të gjithë atyre së bashku. Askush tjetër nuk mund të firmosë në emër të PD", tha ai.

Si për t’u mbushur mendjen demokratëve se ai është i duhuri dhe e keqja PD-së i ka ardhur vetëm nga Lulzim Basha dhe tani nga Enkelejd Aliebaj, Berisha tha se me të në krye të partisë nuk do të ketë kurrë pazare të pista dhe se opozitën nuk do e tërhiqnin dot më zvarrë.

“Çfarë ka ai me Sali Berishën? ka një problem madhor. Me Sali Berishën nuk bën dot pazare të pista. Me Berishën nuk mund dot të tërheqë zvarrë opozitën. Ky është problemi i tij. Nuk them se nuk i kujtohen edhe 3 disfatat sukseseve pas vitit 2005. Qëllimi i Ramës është të ndajë PD në dy parti. Të besosh se Enkelejd Alibeaj është kryetar i PD mohon në mënyrë më absurde kuvendin e 11 dhjetorit që e ka shkarkuar Alibeajn nga detyra e nënkryetarit dhe anëtarit të kryesisë dhe mohon në mënyrë jo logjike 6 marsin dhe verdiktin ne qytetarëve”, tha Berisha

Berisha nuk ndenji pa komentuar sërish kongresin e PS, ku Rama i bëri disa herë thirrje SPAK se pse nuk niste hetimet ndaj personave non grata. Duke e cilësuar kongresin e PS si ‘mafien shtetërore’ Berisha tha se Rama po bën presion ndaj drejtësisë për ta arrestuar atë, ndërsa Lulzim Bashën e akuzon se ka drekuar disa herë me Aqif Rakipin i shpallur 'non grata' nga SHBA.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:18
Berisha: Basha drekon me Aqif Rakipin! Bardhi: ‘Opozitën’ e shqetësojnë drekat dhe jo ‘non gratat’ që vjedhin votat

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk e ka komentuar sërish vendimin e SHBA për ish-deputetin Aqif Rakipi për ta shpallur ‘non grata’, por ka pasur një akuzë për Bashën se ha dreka me Rakipin.

“Nuk jam futur shumë në hollësi, se po të futesha, më dilnin një seri drekash dhe darkash të Lulzim Bashës me Qifen. Apo përpjekjet e tij për ta angazhuar në koalicion me PD-në. Unë e kam takuar njëherë në jetën time. Në mënyrë absolute dënoj çdo akt blerje apo shitje të votës. Nuk jam ndalur te personi, se po të flisja, më dilte Basha, më dilte seriali i drekave të Lulzim Bashës me të,” tha Berisha.

Përgjigjen për këtë akuzë e mori nga Gazmend Bardhi, i cili përmes ironisë thotë se Berisha qenka i shqetësuar për drekat që ka Basha dhe jo për ata që janë ‘non grata’ pasi kanë vjedhur votat.

“Qëndrim interesant i SB: Nuk ka komentuar vendimin për sanksionet e SHBA ndaj AR, mqs ai nuk qenka shpallur non-grata se ka blerë vota në bashkëpunim me krimin e organizuar për llogari të ER, por sepse ka ngrenë drekë me LB. “Opozitë” e vërtetë, jo llafe”, shkruan Bardhi.

Ora 13:42
Zgjedhja e presidentit të ri, Berisha: Rama po vepron me kodin e mafias, ka futur në zarf sekret tre emra

 

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e sotme për shtyp është pyetur për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë. Ai tha se Rama e shpalli zgjedhjen e presidentit me kodin e mafias, dhe futi në zarf sekret tre emra. Ai tha se një forcë demokratike nuk i pranon këto praktika mafioze.

“Edi Rama e shpalli zgjedhjen e Presidentit në kodin e mafias, e dëgjuat vetë cili është kodi. Do jeni tre emra, a e morët vesh ju atë. Futi në zarf sekret tre emra, kështu që a mundet një forcë demokratike politike të pranojë praktika mafioze, kurrë s’i pranon”, tha Berisha.

Ora 12:46
I referohet DASH kur flet për ‘korrupsionin’ e qeverisë, por jo për korrupsionin e tij, Berisha: Për veten dua prova, jam qytetar i lirë

Sali Berisha, i pyetur nga gazetarja e Report Tv, Daniela Maloku se pse qytetartë duhet të besojnë raportin e DASH kur flet për korrupsionin e Ramës dhe jo kur flet për korrupsionin e Berishës, ai tha se në rastin e tij ai kishte nevojë për prova si qytetar i lirë  

“Thjeshtë një fakt një provë një dokument për të bërë të besueshëm çdo gjë, pa të është e pamundur që një njeri i civilizuar dhe i lirë të pranojë një gjë të tillë, nuk jam vetëm unë, por mendoj se çdo njeri nuk mund të pranojë”, tha Berisha.

J.GJ./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/04/2022 01:14

    Berishes i ka ngecur sharra ne gozhde me Alibeajn.Ky i fundit doli me i forte se Basha,por te shohim sa kohe do mbijetoje,sepse Berisha po sillet si termitet qe bluajne drurin dhe traret dhe jane ne gjendje te shembin nje shtepi te tere (PD ne kete rast).Nje pyetje per Berishe non graten:Po me juve,cili ha dreke?

    Përgjigju
  • Urim: 15/04/2022 13:45

    Sali Berisha nona e pazareve te pista

    Përgjigju
  • Edi: 15/04/2022 13:36

    Mendimet e Saliut si shiu qe bie kur eshte diell

    Përgjigju
  • Elton: 15/04/2022 13:36

    Berishe po si nuk u lodhe njeher. Nga Basha kalove tek Alibeaj tani qe bashkpunon me Ramen.

    Përgjigju
  • Xheisa: 15/04/2022 13:35

    Uuu pika kur u bere dhe ti te komentosh negativisht ,ti Sal ngele duke share si Lulin si Alibeaj Nuk ngrihet partia duke hedh fjale negative per te tjeret…!

    Përgjigju
  • Genc keko: 15/04/2022 13:32

    Ti coj dikush nje doktor doktorit se ka luajtur nga mend e kokes sdi me ca thote e ka ber pd si dyqan gjerash te vjetra hyjn e dalin njerzit sipas deshires se tij

    Përgjigju
  • Vodka: 15/04/2022 13:32

    Ti nuk e do ate se ke bere plane per te shtuar me shume kriminel si puna jote ne parlamente, ndersa per ramen ai nuk bashkpunon me ish kriminelet e tu.

    Përgjigju
  • Landi: 15/04/2022 13:32

    Me ty ne krye nuk vjen kurr ne pushtet ajo parti po ti ke hall te shpetosh veten nga burgu

    Përgjigju
  • Ardit: 15/04/2022 13:30

    Mjer ne. Kta kan mend te kapen me njeri tjetrin e presin te vijn ne pushtet

    Përgjigju
  • geri: 15/04/2022 13:23

    A do lesh njeri te pd qe sdo flasesh keq , do ngelesh vetem o plere bashk me ata pleqt e tjere , na lat pa opozit ju qit zoti fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër