Berisha kontrollon INSTAT
Opozita voton kundra

Berisha kontrollon INSTAT<br />Opozita voton kundra
Komisioni i Integrimit miratoi sot, ndryshimet në ligjin për statistikat zyrtare, ku parashikohet që Instituti i Statistikave të kaloi në varësi të kryeministrit.

Kryeministria deklaroi se ndryshimet do të garantojnë mbarëvajtjen e këtij institucioni veçanërisht nga pikëpamja administrative.

Ndërkohë Deputët e opozitës votuan kundra dhe kritikuan ashpër këtë vendim, duke ngritur shqetësimin se kalimi i INSTAT-it në duart e Kryeminsitrit do të cënonte besueshmërinë e institucionit.

Deputeti i PS, Taulant Balla ka kritikuar vendimin e komisionit në rrejtin social Facebook, duke argumentuar se Berisha ka nevojë për kontrollin e këtij institucioni për të fabrikuar shifra false mbi zhvillimin e vendit.

“Në Komisionin e Integrimit Europian diskutuam Projektligjin "Për një ndryshim në ligjin Nr. 9180, datë 5.2.2004, "Për statistikat zyrtare". Në këtë projektligj me një nen të vetëm edhe INSTAT do kalojë në varësinë direkte të Kryeministrit. Unë dhe koleget e mi të Partisë Socialiste votuam kundër sepse kjo është një përpjekje për ta vendosur edhe këtë institucion nën thundrën politike të Berishes. Pas miratimit të këtij projektligji Berisha dhe INSTAT nuk do thonë më jemi të dytët në botë pas Kinës për rritjen ekonomike, apo konkurojmë me Gjermaninë për zhvillimin ekonomik. Do ia kalojmë edhe Kinës edhe Gjermanisë me shifrat që do fabrikojë Saliu me INSTAT-in në zyren e tij” shprehet Balla në Facebook. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta