Berisha krenar për 21 janarin 
por harron 14 shtatorin e 1998-ës

Berisha krenar për 21 janarin <br />por harron 14 shtatorin e 1998-ës
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka ngurruar ditën e djeshme të komentojë grushtin e shtetit në Turqi, madje edhe e ka dënuar atë, pavarësisht se është një veprim që ai e ka kryer edhe vete, thuajse me përpikmëri dhe me të njëjtën dinamikë ngjarjeje në 14 shtator 1998. Pavarësisht se vetë ka bërë të njëjtën goditje antikushtetuese të rendit publik, dje ai nuk ngurroi ta krahasonte dhe barazonte ngjarjen në Turqi me 21 janarin në Shqipëri. Berisha shprehet krenar për këtë ngjarje ku humbën jetën 4 persona në një protestë përballë pushtetit, dhe të pa armatosur. Berisha dënon ngjarjen e prodhuar nga tentativa e ushtrisë turke për të marrë pushtetin, ai shpreh solidaritet me qytetarët dhe tregon irritim ndaj puçistëve.

“Dështon grushti i shtetit në Turqi! Të dashur miq, mbrëmë Turqia kaloi në tronditje të rëndë. Njësi të ushtrisë turke ndërmorën aktin antikushtetues të grushtit të shtetit dhe tentativës për të përmbysur me dhunë pushtetin e dalë nga vota e popullit, qeverinë dhe presidentin dhe institucionet e tjera. Forcat politike, qytetarët e Turqisë, autoritetet e vendit qëndruan së bashku dhe bënë që kjo përpjekje aventureske antikushtetuese të dështojë. Në përleshje me forcat puçiste humbën jetën dhjetëra civilë e shumë të tjerë u plagosen. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar antikushtetues të aventurierëve puçist me uniformë dhe shprehur solidaritetin tim me qytetarët dhe autoritetet legjitime të vendit mik, shpreh ngushëllimet e mia për familjet e viktimave të këtij akti shumë të rëndë dhe uroj shërim të shpejtë të lënduarve! Sb”-shkruan Berisha.

Një komentues i kujton atij 21 janarin dhe viktimat, por përgjigjja e ish-kryeministrit është po aq mbresëlënëse: “Grushtin e shtetit e tentuan në 21 janar morën atë që merituan!”. Me sa duket, për ish-kryeministrin vrasja e 4 protestuesve të pafajshëm e të pa armatosur është ajo që meritojnë qytetarët e një vendi demokratik. Në një paralelizëm të pa vend, Berisha krahason qytetarët që protestojnë për qeverinë e korruptuar, me një organizim ushtarak të armatosur gjer në dhëmbë, në tentativë për të rrëmbyer një pushtet të dalë me votë. Nuk dihet se pse ish-kryeministri ka bërë një paralelizëm të tillë, pasi lidhja me 21 janarin nuk është bërë gjatë statusit të tij, por si asnjëherë më parë, Berisha ka komentuar poshtë statusit të tij për të replikuar me një prej fansave. 
berisha grusht shteti

berisha ne fb


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)