Kryeministri Berisha ka publikuar sot në Fb, pamjet e veprave që ka përuruar dje pasdite: "Të dashur miq, në grykën e Vanajt dje, inauguruam dy HEC-e në Kaskadën e lumit Luma, HEC-in e Belle dhe HEC-in e Orgjost, me kapacitet 15 Megawat, ndërtuar nga kompanitë shqiptare "Euron Energy Group" me një investim 30 milionë euro.

Presidenti i kompanisë me informoi se brenda 3 javeve ata përfundojnë ndërtimin dhe të 3 HEC-eve të tjera në kaskadën e këtij lumi. Ndërsa 6 HEC-e të tjera janë në përfundim dhe po ndërtohen nga kompani të tjera. 11 HEC-et e kaskadës së lumit Luma, që përfundojnë të gjitha brenda një muaji, prodhojnë sëbashku 50 Megawat, pra sa hidrocentrali i Ashtës. Ato ndërtohen me koncesion, të gjitha nga kompani shqiptare, dhe me prodhimin e tyre mbulojnë tërësisht konsumin e energjisë së qarkut të Kukësit", - përfundon Berisha.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)