“Nëse ju doni të ushtroni pushtetin që meritoni në komunën tuaj, ju duhet të keni vëmendje absolute në performancën fiskale, realizimin e të ardhurave dhe kontrollin e shpenzimeve”, tha ai.
Berisha i ka njohur kryekomunarët me ligjin, i cili i shton atyre kopetenca të cilat më parë i kishte Kuvendi.
“Ju më shumë se kushdo tjetër mund të ndërmerrni politika zhvillimore në komunat tuaja, ju më mirë se kushdo tjetër duhet të ruani dhe mbroni territorin dhe mjedisin. Qeveria nuk dëshiron të proporcionojë gjërat me performancën fiskale, por kjo është kohë e vështirë dhe nuk ka asgjë më të rëndësishme se performanca fiskale për shtetin ligjor, lirinë e tregut”, deklaroi kreu i qeverisë.
(aq/shqiptarja.com)