Berisha, kryetar nderi i PD
Më parë ka qënë Azem Hajdari

Berisha, kryetar nderi i PD<br />Më parë ka qënë Azem Hajdari
TIRANE - Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike Sali Berisha pritet të jetë kryetar nderi i kësaj partie. Një fakt të tillë e pohojnë burime brenda grupit të ri parlamentar demokrat por dhe të forumeve të larta drejtuese të PD. Mësohet se një post i tillë në PD, i cili është honororifik nuk është i përcaktuar në statutin e kësaj partie, por që pritet të fiksohet menjëherë pas zgjedhjes së forumeve dhe strukturave drejtuese të partisë.

Për Berishën ai do të jepet në shenjë respekti dhe vlerësimi për kontributin e dhënë për 23 vite me radhë për PD në drejtimin e saj, por dhe do të shërbejë si një mënyrë kujdestarie në mbështetje të kreut të ri të kësaj partie që do dalë pas zgjedhjeve që do të zhvillohen përmes parimit “një anëtar, një votë”, pasi që më parë është përdorur në PS nga Edi Rama dhe më pas dhe në LSI nga Ilir Meta.

Kryetar nderi i Partisë Demokratike ka qënë më parë Azem Hajdari, lideri i Dhjetorit që nuk jeton më, në shenjë respekti për kontributin e dhënë në lëvizjen studentore, krijimin e të parës parti opozitare pas 45 vitesh dhe rrëzimin e komunizmit në Shqipëri.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë