Berisha: Kryetari i bashkisë së
Poliçanit është trafikanti i drogës

Berisha: Kryetari i bashkisë së<br />Poliçanit është trafikanti i drogës
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Policanit, Adriatik Zotken si kultivues i bimës narkotike dhe pjesëtar në trafikun e drogës.

Në një reagim në rrjetin social "Facebook" Berisha shkruan se droga në Poliçan është një tjetër dëshmi e lidhjes së pushtetit me drogën. 

Ish-kryeministri ka nënvizuar se bima narkotike e kapur dje nga policia është e kryetarit të Poliçanit jo e vëllait që sipas Berishës është bërë kokë turku.

 “Droga në Poliçan është dëshmi tjeter e lidhjes së pushtetit me drogën, është e kryetarit, i vëllai i arrestuar është koka e turkut, korrieri i tij. E vërteta është se ara e drogës ishte direkt e kryetarit, sherri me deputetin e PS-së për këtë arë ishte i kryetarit, droga e korrur ishte vetëm e tij ndërsa i vëllai është vetëm koka e përkohshme e turkut që pronari i vërtetë i drogës Adriatik Zotka, që ka peshuar në kandar Ramën, bëri për të vazhduar i qetë trafiqet e tij dhe paguar taksën kreut të qeverisë” – shkruan Berisha.

Ish-kryeministri përfundoi fjalën e tij duke thënë se “Rama ka dizinformoi publikun dhe mediat duke arrestuar vllain e kryetarit të bashkisë dhe jo trafikantin e vërtetë, Adriatik Zotken ”- shkruan ish-lideri i PD-së.

Reagimi i Berishës vjen një ditë pas arrestimit të vëllait të kryetarit të bashkisë së policianit, Adriatik Zotkaj i cili dyshohet të jetë pjesë e një rrjeti trafikantësh të kanabis sativës.

Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Përplasja e opozitës me gardën jashtë parlamentit/ Balla: Përsërisin marrëzitë e tyre! Po i marrin shqiptarët për budallenj, ndodh sa herë jemi afër BE-së

Përplasja e opozitës me gardën jashtë parlamentit/ Balla: Përsërisin marrëzitë e tyre! Po i marrin shqiptarët për budallenj, ndodh sa herë jemi afër BE-së