TIRANE- Me afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme, ku hyn në garë për një mandat të tretë qeverisë, kreu i mazhorancës Sali Berisha po shfrytëzon çdo ditë e më shumë daljet e tij publike për të trumbetuar një fitore të së djathtës në qershor të vitit të ardhshëm. Këtë e bëri edhe pas takimit me drejtues të komunitetit mysliman me rastin e Kurban Bajramit.

"Duke uruar gëzuar këtë ditë, shpreh nderimin më të madh për udhëheqësit shpirtëror të Komunitetit Mysliman shqiptar dhe të të gjitha komuniteteve të tjera fetare, të cilët, me një mençuri të madhe, me një përkushtim të madh dhe besim të pakufishëm te Zoti, po konsolidojnë gjithnjë e më shumë traditën, trashëgiminë, thesarin më të çmuar të kombit shqiptar, respektin e ndërsjellë për besimin e njëri-tjetrit, tolerancën fetare, dëshmi kjo e një qëndrimi të pashembullt qytetar të besimtarëve shqiptarë. Edhe njëherë, uroj gëzuar dhe uroj që Kurban Bajramin tjetër ta festojmë më mirë, më gëzuar, me një fitore të re të merituar"- tha Berisha në prononcimin për gazetarët menjëherë pasi doli nga selia e Komunitetit Mysliman shqiptar ku i përcolli urimin edhe kreut Haxhi Selim Muça dhe përfaqësues të tjerë të këtij komuniteti.

Nuk është hera e parë që Kryeministri i shfrytëzon fjalimet e tij per politikë. Opozita dhe mediat prej javësh kanë, denoncuar edhe fushaten politike qe Berisha ben me nxenesit e shkollave, fushate që sipas vetë kreut të qeverisë është mëse e drejtë dhe e ligjshme. Nga ana e tij Rama nuk bëri asnjë deklaratë politike, por pëcolli mesazhin e kësaj dite për të mbështetur dhe ndihmuar personat në nevojë.

(sg/shqiptarja.com)