TIRANË - Ligji për Arsimin e Lartë bëri që ish-kryeministri, Sali Berisha të ishte ndryshe nga seancat e tjera ku vërshon në lumenj akuzash dhe fyerjesh. Këtë herë Berisha ishte ndryshe, i kursyer në akuza dhe i matur para zonjave. Berisha madje kritikoi ministren e Arsimit, Lindita Nikolla për fjalorin e përdorur.
Berisha për Nikollën
“Nuk mund të ndalem pa u thënë dy fjalë. Ndoqa nga zyra fjalën tuaj. Më zhgënjeve në një kuptim njerëzor. Fole këtu si madem urrejtja dhe kjo gjë një gruaje nuk i shkon. Unë jam natyralist i pritet të kem respekt për gratë. Të vetmin urim që i kam bërë zotërisë aty është kur emëroi 5 zonja në kabinetin e tij. Por nuk duhet përdorur kështu platforma. Fjalori është i përbashkët aty mund të rrëmojmë dhe të gjejmë shumë fjalë”, tha Berisha duke kritikuar fjalën e ashpër të Nikollës ndaj deputetëve të PD-së.
Berisha për Ramën dhe Leskajn
Bie zilja e përfundimit të kohës për Berishën
Berisha: Jo nuk është ajo, unë kam orën time (dhe kontrollon orën e dorës).
Edhe pse ish-kryeministri u shpreh se rasti i vetëm kur ka uruar Ramën ka qenë zgjedhja e 5 ministrave femra në kabinet, ky standard i tij nuk u aplikua në rastin e zgjedhjes së Valentina Leskaj si nënkryetare e Kuvendit.
Berisha: Ke të drejtë që qesh ti. Shko merr taksistin që të japi diplomën. Doktoratën e zhduke sa e more vesh që po e kërkoja unë.
Nikolla konsultohet me Ramën
Leskaj: Mbylle fjalën se ke kalu dyshfishin e kohës
Berisha: Do të uroja për detyrën por nuk e bëj dot se erdhe si rezultat i një kompromisi. Erdhe për të pjestuar për dy Shpëtim Idrizin. Unë e kam mirëpritur Kociaz në Tiranë. Por kërkesa ultimative për përzënien e Idrizit dhe kompromisi... se në atë vend duhet të ishte Shpëtimi jo ti. Po zgjedhja si nënkryetar për të distancu Idrizin nuk ju nderon.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com