Berisha: “Aleanca e qelbësirave”
Gjeta bën thirrje për dekriminalizim

Berisha: “Aleanca e qelbësirave”<br />Gjeta bën thirrje për dekriminalizim
Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qeverisë që të largojë nga institcuionet shtetërore personat e inkriminuar. Në një postim në facebook, ish kryeministri shkruan se, vdekja e dëshmorit Simon gjeta bën apel për dekriminalizim. 

“Perulem me nderim para sakrifices sublime dhe i shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta familjes, te afermeve, miqve te oficerit Simon Gjeta. Sikunder duke denuar politizimin nga Edi Rama te renies ne krye te detyres te nenkomisar Simon Gjeta, theksoj se shpirti i tij, dhimbja e madhe e familjes se tij therrasin para se gjithash per dekriminalizimin, largimin nga Policia e Shtetit, Parlamenti, qeveria, administrata, pushteti vendor te vrasesve, trafikanteve, hajduteve, pengmarresve, perdhunuesve, me te cilet e kane mbushur keto institucione kreret e "aleances se qelbesirave" Rama –Meta”, - shkruan në profilin e tij në Facebook, ish-Kreministri Sali Berisha.

Gjithashtu Berisha shpreu ngushëllimin për komandantin e FNSH-së të Shkodrës Simon Gjeta i cili gjatë ditës së sotme u nderua nga Presidenti Nishani me medaljen “Shqiponja e artë”.

Reagimi i plote i Berishës:

Shpirti i deshmorit te atdheut, Simon Gjeta ben thirrje per dekriminalizim!
Te dashur miq, sot, me nderime zyrtare iu dha lamtumira e fundit komandantit te FNSh te qarkut te Shkodres, Simon Gjeta, qe ra si burrat ne krye te detyres nga nje dore vrastare, per te bere jeten tone, rendin dhe qetesine me te sigurte. Presidenti Republikes dekoroi komandantin trim e te devotshem Simon Gjeta me medaljen e Shqiponjes se arte.

Dhe nje here perulem me nderim para sakrifices sublime dhe i shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta familjes, te afermeve, miqve te oficerit Simon Gjeta. Sikunder duke denuar politizimin nga Edi Rama te renies ne krye te detyres te nenkomisar Simon Gjeta, theksoj se shpirti i tij, dhimbja e madhe e familjes se tij therrasin para se gjithash per dekriminalizimin, largimin nga Policia e Shtetit, Parlamenti, qeveria, administrata, pushteti vendor te vrasesve, trafikanteve, hajduteve, pengmarresve, perdhunuesve, me te cilet e kane mbushur keto institucione kreret e "aleances se qelbesirave" Rama -Meta! sb

Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt