TIRANE- Sali Berisha bën paqe me ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Gjatë ditës së djeshme ish-kryeministri i vendit zhvilloi një takim me ambasadorin e SHBA-ve duke ngrohur në këtë mënyrë marrëdhëniet e tyre të ngrira për më shumë se një vit. Ky takim u njoftua nga vet Berisha i cili krahas njoftimi, publikoi edhe disa foto në rrjetin social “facebook”. Sipas njoftimit të Berishës, në këtë takim ai i kishte shprehur diplomatit amerikan shqetësimin për nismën e mazhorancës për shkarkimin e kryetares së ILDKP-së Zana Xhuka. Berisha pohoi se kryeministri Edi Rama synon që të fsheh pasurit e tij duke e zëvendësuar kreun e ILDKP-së me një tjetër. Por kjo deklaratë e tij duket se bie në kontradiktë me punën që Xhuka po bën në institucionin që ajo drejton.

Pas ankesave të varëtësve të saj, shfja e kontrollit të pasurive për zyrtarët e lartë nuk ka raportuar në Kuvend për punën që ajo ka bërë, kësisoj, nisma e mazhorancës duket se ka një tjetër synim dhe deklarata e Berishës tjetër gjë. Më së shumti duket se Berisha po i del në mbrojtje Zana Xhukës e cila është një nga personat që ka dalë nga rradhët e PD-së pasi para se të merrte këtë post, ajo ishte Zëvendësministre e Mbrojtjes. “Ata kanë nisur proceduren për shkarkimin e kryetares të ILDKP-së me qëllim që të sigurojnë fshehjen e pasurisë së tyre si dhe të ushtrojnë presion mbi sistemin gjyqësor dhe hallka të tjëra të shtetit” thuhet në njoftimin e Berishës.

Krahas kësja, ish-kryeministri i kishte pohuar Arvizut se Rama ka kërrcënuar me jetë disa gjyqtarë të cilët po hetojnë padi ndaj anëtarëve të PS-së. Por kjo deklaratë e tij duket se bie sërsh në kontradiktë pasi të vetmit të hetuar në muajt e fundit për korrupsion janë Xhelal Mziu dhe Arben Imami, që të dy nga rradhët e PD-së, ndërsa kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, vetëm dje iu përzgjodh trupa gjykuese mbi paditë që i ka ngritur prokuroria. “Sot në gjykatat e vendit, përfshi edhe atë Kushtuese, ka gjykatës të kërcënuar me jetë nga segmente të pushtetit ose edhe nga nga vet Rama”, thuhet në njoftim.


Shkrimi u publikua sot (16.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)