TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar në Facebook, për premtimin që kryeminstri Edi Rama u ka bërë investitorëve italianë, për të bërë investime në vendin tonë. “Piktori dështak dhe analfabet në ekonomi siç dihet sulmoi egër pas shpalljes së saj për disa vite me rradhë nismen tonë "Shqiperia 1 Euro", shkruan Berisha.
Sipas ish-kryeministrit, “ai dhe zëdhënësit e tij e etiketuan ate si nisma më korruptive dhe u zotuan në mënyrë të përsëritur dhe solemne se sapo të vijnë në pushtet do të çojnë për ndjekje penale autorin e saj për faljen e Shqiperisë, do anullojnë ligjin e kësaj nisme antikombëtare dhe do të anullojnë të gjitha kontratat e firmosura me kompanitë që kanë përfituar nga kjo nismë, e cila sipas tyre nuk egziston kund në botë”.
Por sipas Berishës, “dje në Milano, i pyetur nga një investitor italian se çfarë lehtësirash iu ofroni ju bizneseve italiane tani që keni hequr taksën e sheshtë, Rama surprizoi zëdhënsat e tij për ekonominë dhe energjitiken kur ju përgjigj atij se ai ofronte nismën "1 Euro", por kesaj here jo me për 99 vjet por për jetë të jetëve.
“Dhe pasi kishte harruar se çfarë kishte thënë për të, psheretiu i lehtësuar dhe mërmeriti më vete - Ja kalova!!”, shkruan Berisha në Facebook.
Më tej ish-kryeministri Sali Berisha shkruan: “Por direkt nga salla një i pranishëm më shkruan në mesazhin e tij se Piktori po na thotë se ç'më duhet mua se çfare them unë dhe ky është një refren bajat i përditshëm i tij. Por, në rastin konkret, ai harron se kopjes nuk i beson njeri!!”.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com