STRASBURG - Nga Strasburgu, ku mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Demokracinë, Kryeministri Sali Berisha i ka dhënë Evropës leksione ekonomie dhe demokracie.
Berisha pohoi se ekziston një lidhje e ndërsjelltë mes tregjeve dhe demokracisë dhe duke iu referuar krizës financiare me të cilën përballet Evropa, ai pohoi se demokracia në disa raste mund të sjellë edhe prishje të tregut.
“Ekziston një lidhje e ndërsjelltë midis tregjeve dhe demokracisë. Jam mjek në profesion dhe si rezultat do të doja ta ilustroja këtë gjë me lidhjen mes koshiencës dhe subkoshiencës, një lidhje. Vetë demokracia është shumë e rëndësishme është jetike do të thoja, por nëse do të shikojmë veprimet e saj sigurisht që demokracia mund të sjellë disa prishje të tregut.” , u shpreh Kryeministri Berisha. Le t’i hedhim një sy Evropës sot, jemi këtu në një ndër rajonet më të begatë por 11% e njerëzve të botës konsumojnë po konsumojnë 50% të faturës sociale të botës ndërkohë që ata po prodhojnë thuajse 70% të PBB-së të të gjithë botës. A është I mbingarkuar tregu në këtë rast? Duket se po. Problemi që shtrohet tani është që qeveritë e elitave ta marrin shumë seriozisht krizën, duhet të ndërmarrin reforma shumë serioze se opinion publik nuk është shumë mbështetës.”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Numri një i Qeverisë shqiptare tha se kriza financiare që ka prekur shumë vende evropiane është e ngjashme me atë të skemave piramidale që kaloi Shqipëria në vitet ‘90. Sipas Berishës, Shqipëria nuk është prekur nga kriza evropiane pikërisht sepse krijoi një kuadër ligjor që mesa duket Evropës nën krizë i mungon.
“Gjatë periudhës së krizës, ekonomia jonë është rritur 4 herë në krahasim me ato në rajon. Shqipëria ka provuar se ekonomia e tregut dhe demokracia e vendit nuk kanë të bëjnë thjeshtë me procesin e privatizimit, me liberalizimin dhe zgjedhjet e lira. Në këtë rrugëtim, vendi im është hasur me një ndër krizat më të vështira: krizat piramidale. Ajo që Shqipëria pati më pas ishte një vakum i humbjes së rregullimit të tregut. Nga ana tjetër ne e dimë që në mënyrë që tregjet të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme dhe të shëndetshme duhet të ekzistojë një kuadër plotë ligjor. Ne kemi punuar për një kuadër ligjor të fuqishëm sepse pas 10 vjetësh nuk ishte më radha jonë për të qenë pjesë e një krize por tashmë ishte radha e të gjitha vendeve të tjera për t’u përballur me krizën financiare të këtyre viteve. Pra është një krizë që është e ngjashme me krizën që Shqipëria ka pasur vite më parë për shkak të krizës piramidale.”, tha kryeministri i vendit, Sali Berisha.
Gjatë gjithë fjalës së tij Kryeministri Berisha drejtoi disa herë gishtin e akuzës ndaj demokracisë si fajtore për problemet ekonomike. “Demokracia i ka vendosur kufizime tregut të punës”, deklaroi shefi i qeverisë shqiptare. Por pavarësisht nga këto nota akuzuese, Berisha ndryshoi mendje në fjalinë e fundit duke rënë në kontradiktë me të gjithë fjalën e tij në forum:
“Kjo është një krizë që dëshmon se sistemi nuk ka funksionuar. Sistemi ka potencial në vetvete që të riformohet ndaj unë mendoj se vënia në pikëpyetje e këtij sistemi është diçka e gabuar.”, nënvizoi kryeministri.
(im/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Berisha e Topalli në Strasburg për Forumin për Demokracinë