Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë seancës plenare të kësaj të hëne iu referua sërish mesazheve të qytetarëve teksa foli për arrestimin e drejtorit të shëndetit publik në Bilisht, i cili sipas tij ishte arrestuar pasi kidhte vjedhur energji për biznesin e tij dhe ishte lënë i lirë. Ishte deputeti socialist Taulant Balla i cili i kërkoi Berishës që të mos merrej me mesazhet, pasi mund të binte sërish ‘viktimë” e ndonjë rrengu të rradhës.
Debati Berisha-Balla
Berisha: Valentin Nallbati drejtor i Shëndetit Publik në Bilisht u arrestua se kishte vjedhur energji për biznesin. Një qytetar u arrestua se kishte lidhur energjinë për drita. Të nesërmen, Valentin Nallbati u lirua me urdhër të partisë, pyet për të. Kurse Fakir Fukarai dergjet në burg. Lirohet Prenga dhe mbahet viktima e tij Cali.
Berisha në fund të fjalës së tij: Gëzuar!
Meta: Faleminderit, gëzuar edhe ju.
Balla: Gëzuar edhe ju PD-së. Në fakt nuk dua të bëj debat dhe replikë me parafolësin. Miqësisht mos u merr më me ato mesazhet. Viktor Nallbati ishte duke parë televizor në shtëpinë e tij, nuk ishte në burg.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com