TIRANË – Kryeministri Berisha deklaroi sot se PS-sa dhe kryetari i saj Rama u tërhoqën nga përsërisja e zgjedhjeve në Lezhë do të sillte ndëshkimin e Ramës, pasi kjo do t’i hapte rrugën përsëritjes së tyre në Shkodër.
Në profilin e tij zyrtar, Berisha njofton miqtë se “Rama sot pranoi botërisht se ka vjedhur 1250 vota në Lezhë. Ai papritmas tërhoqi kërkesen e paraqitur në gjykatë për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës, pasi u gjet se në 14 kuti të këtij qarku kishte vjedhur me dhunë, terror dhe para droge 1250 vota dhe natyrisht me përsëritjen e zgjedhjeve, indirekt, u kërkohej ndjesë qytetarëve të Lezhës.
Natyrisht, tërheqjen ai e bëri vetëm e vetëm se përsëritja e zgjedhjeve do të sillte ndëshkimin e tij shembullor nga lezhianët për vjedhjen e votës më 23 qershor dhe do hapte rrugën për përseritjen e tyre në Shkodër, ku janë vjedhur rreth 700 vota dhe në qarqe të tjera. Por, pavarsisht nga kjo tërheqje, zgjedhjet e 23 qershorit, rezultati i tyre, mbeten fund e krye të manipuluara.
Hetimi dhe transparenca e zgjedhjeve aty ku janë përdorur krimi dhe parate e pista janë vendimtare për stabilitetin e vendit,”-përfundon Berisha.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Bylykbashi: PD e vendosur për transparencë në Lezhë