“Një vit më parë, ata që morën këtë vendim, e bënë këtë mbi bazën e reformave të thella të kryera nga qeveria. Vendimi ishte i drejtë dhe sepse qytetarët u sollën me përgjegjësinë më të lartë. Në këtë proces, Shqipëria ka rekordet më të mira në Ballkan. Koha provoi se shqiptarët e meritonin”, tha Berisha.
Berisha tha gjithashtu se shqiptarët kanë qenë fatlumë se procesi i liberalizimit të vizave nuk mbështetej në ligje që kërkojnë 3/5 e votave në Parlament. Berisha tha se Rama tentoi të bllokonte procesin e Liberalizimi të vizave.
Në fund të konferencës, Berisha i prezantoi mediave edhe këshilltarin e tij të ri për marrëdhëniet publike, Ilir Kadia, gazetar me eksperiencë në BBC.