Berisha- Lu: Reforma në drejtësi
 miratohet nëse ka vullnet politik

Berisha- Lu: Reforma në drejtësi<br /> miratohet nëse ka vullnet politik
Ish kryeministri Sali Berisha ka pritur sot në një takim ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, me të cilin diskutoi gjerësisht për problemin e reformës në drejtësi, perspektivën e kësaj reforme.
 
Ambasadori Lu e njohu Berishën me rëndësinë shumë të madhe që qeveria e tij i kushton kësaj reforme si dhe me punën që kanë bërë këto ditë ekspertët ndërkombëtarë.
 
Berisha theksoi se opozita është forca politike më e interesuar për reformën, të cilën Rama bëri gjithçka ta përjashtonte nga procesi, ndonëse asnjëherë, nuk kishte ndodhur kurrë që Kushtetuta të amendohej pa opozitën. Kjo praktikë që ndoqi Rama bëri që të humbet një vit kohë dhe dy draftet të kthehen me vërejtje thelbësore nga Komisioni i Venezias, vërejtje që në tërësi ishin paraqitur nga opozita.
 
Zoti Berisha shprehu besimin se nëse ekziston vullneti politik i sinqertë kjo reformë mund të votohet me konsensus të plotë në parlament.
 
Në takim u diskutua gjerësisht mbi gjendjen e kriminalitetit në vend. Berisha theksoi se lidhjet e Ramës me krimin, vrasësit dhe bandat, janë një problem tmerrësisht shqetësues për opozitën dhe vendin.

"Rasti Arben Frrokut është një dëshmi tjetër e lidhjeve të fuqishme të Ramës dhe qeverisë së tij me krimin ndaj dhe ndihma e SHBA-ve në problemet e dekriminalizimit është e një rëndësie shumë të madhe", u shpreh Berisha.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë