TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi dje Fondin Monetar Ndërkombëtar për huanë që i ka dhënë qeverisë shqiptare. Gjatë tryezës së organizuar nga Partia Demokratike për konsultimet me biznesin mbi paketën e re fiskale dhe buxhetin vjetor 2014, Berisha theksoi se FMN po bëhet dëshmitare e rremë në falimentimin e ekonomisë shqiptare. “Tani kam dy fjalë për dëshmitarin, i kërkoj këtu përpara Fondit, Monetar Ndërkombëtarë, të mos pranojë të bëhet dëshmitarë i rremë.
I kërkoj ekipit të fondit që të lexojë raportin e tij dhe të mos besojë mashtrimet, për interesa antiklientaliste të Edi Ramës, kjo do të jetë një prishje përfundimtare Shqiptare me Fondin. Unë i kujtoj fondit një gjë, se me dëshmi të rreme nuk mund të arrihet në kurriz të këtij populli, po të dojë të vijë të ulet një për një me përfaqësuesit e opozitës dhe ti faktojë se raporti i tij i shtatorit ka qenë shumë i drejtë dhe se dërgimet më mbrapa janë të paparanueshme dhe janë ofenduese për Shqiptarët.
Shikoni në Këshillin e ministrave! A ka ndonjë këshilltar ekonomist? Jo! E dini pse?! Sepse thotë, “këtu në Shqipëri nuk ka ekonomistë përveç meje”,- theksoi Berisha në fjalën e tij në tryezën e PD-së me biznesin. Këto akuza të bëra nga ish-kryeministri vijnë në një kohë kur qeveria shqiptare ka arritur marrëveshjen me Fondin Momentar Ndërkombëtar për të marr një hua prej 300 milion eurosh, që sipas Berishës, është diçka e pa pranueshme për ekonominë shqiptare. Por ajo që bie në sy është fakti se Berisha, si një nga mbështetësit më të zjarrtë të këtij institucioni ndërkombëtar, tani është bërë një nga armiqtë më të mëdhenj. Kjo gjë duket ka ardhur për shkak të huas së marrë nga qeveria shqiptare e dal nga zgjedhjet e 23 qershorit, por mesa duket kjo marrëveshje nuk mund të kapërdihet nga Berisha.
Sipas ish-kreut të PD-së, kjo gjë është e pa pranueshme pasi rritet borxhi, ndërkohë që qeveria ka deklaruar se pas tri vitesh niveli i tij do të filloj që të ulet. Ajo që vjen rrjedhimisht mund të jetë ndonjë marrëveshje e pa arritur ndërmjet Berishës dhe dhe FMN-së lidhur me ndonjë hua të pa marrë nga ky insitucion. Gjithësesi këto akuza të bëra nga ish-lideri i demokratëve duket se rëndojnë edhe më shumë pozitat e partisë me këtë insitucion, pasi pak dit më parë, vetë Lulzim Basha bëri një takim me krerët drejtues të FMN-së në Tiranë.
Basha
Pjesë e tyrezës së djeshme ishte edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili theksoi se buxheti i vitit 2014 nuk parashikon rritje të të ardhurave por vetëm rritje të taksave. “Paketa fiskale dhe projektbuxheti i ri i propozuar ka efekte shkatërrimtare. Tatimi mbi fitimin rritet me 50% sipas paketës fiskale, duke e tharë fitimin deri në pikën e fundit. Karburanti është një nga pikat bazë të zhvillimit të ekonomisë. Shtrenjtimi i karburanteve ka pasoja rrënuese. Po kështu do rriten taksat për pagat. Kategoria tjetër e punonjësve të pakualifikuar do të pësojë rritje të kontributit për sigurimin shëndetësor. Po kështu taksa e pasurisë për të gjitha pronat e agrobiznesit shkon në 4 mijë lek për metër katror. Është një taksë pasurie vrastare”,- tha Basha.
Shkrimi u publikua sot (20.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com