TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha me një shënim në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që ti bashkohen protestës së 20 Shkurtit të thirrur nga Partia Demokratike.
 
“Protesta e 20 shkurtit është para së gjithash protestë për dinjitetin tonë njerëzor. Sot shqiptarët janë qytetarët më të mashtruar në Europë. Ne duhet të rivendosim dinjitetin tonë duke i thënë Edvin Kristaq Ramës se për mashtrimet e tua do të përballesh me ndëshkimin tonë”, shkruan Berisha ne Facebook.
 
Në vijim të shënimit të Berishës thuhet: “Protesta e 20 shkurtit është protestë për rivendosjen e votës tuaj të lirë, të bazuar mbi të vërtetat e jo mbi mashtrimet e Edi Ramës”.
 
“Në rast se ne nuk ndëshkojmë por kapërdijmë mashtrimet e Edvinit garat elektorale në Shqipëri nuk do jenë tjetër veçse panair i mashtrimeve elektorale. Shqiptarët nuk e meritojnë kurrë këtë! Prandaj më 20 shkurt të protestojmë të gjithë për rivendosjen e dinjitetit tonë, për votën tonë të lirë!!”, përfundon shënimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)