Berisha: Mandatet s’kanë vlerë
me Armando Prengën në parlament

Berisha: Mandatet s’kanë vlerë<br />me Armando Prengën në parlament
Mbledhja e grupit parlamentar demokrat u zhvillua me dyer të mbylluar ndërsa mësohet se në diskutim janë përfshirë deputetët të cilët kanë shpalosur edhe opsionin e bojkotit të kuvendit e për të mos u kthyer më në parlament.
 
Burime konfidenciale thanë për Report tv se më të ashpër në qëndrimin e tyre ishin ish-kryeministri Sali Berisha i cili mësohet se ka thënë se nëse në seancën e së enjtes nuk do ketë reagim nga maxhoranca duhet parë me seriozitet bojkoti madje është shprehur se edhe dorëzimi i mandateve duhet parë pasi nuk mund të qëndrojë në të njëjtin parlament me Armando Prengën.
 
Mësohet se diskutimi ka nisur nga deputeti Genc Ruli i cili është shprehur se sjellja e kryeministrit është e papranuehsme dhe të rënda por nëse vendoset për bojkot duhet parë mënyra dhe arsyet që e rikthejnë sërish PD në parlament.
 
Deputeti Aldo Bumçi i ka qëndruar idesë së përballjes së ashpër në parlament dhe të shfrytëzimit të të gjitha rrugëve ligjore të përballjes. Por po ashtu një strategji të qartë të reagimit opozitar pas seancës së të enjtes kanë kërkuar edhe Jozefina Topalli e Majlinda Brengu të cilat folën edhe për protestën e grave demokrate para kryeministrisë si një reagim i pamenduar mirë.
 
Zonja Topalli mësohet të ketë thënë se për t’i nxjerrë qytetarët në shesh duhen kauza të forta dhe se sipas saj PD nuk mund të sillet si OJQ . Deputetja Topalli ka përsëritur kërkesën për një aksion më të fortë opozitar përballë qeverisë, pasi sipas saj nuk jan ezauruar të gjitha opsionet.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'