TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për mosheqjen e TVSH-së për ushqimet, ilaçet dhe energjisë. Sipas Berishës, ky ishte një premtim i kreut të qeverisë Edi Rama gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit, por “u tërhoq nga premtimi”. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se “Mashtrimi është kartolina e qeverisë Rama-Meta për të varfrit e Shqipërisë”.
 
“Gjatë fushatës elektorale, Edi Rama, njeriu që zotohej në sheshet dhe rrugët e Shqipërisë së do të ndihmonte të varfrit, duke derdhur lot krokodoli për ata që numëronin fetat e bukës, betohej se në 100 ditët e para të qeverisjes së tij ai për të ulur çmimet e ushqimeve, ilaçeve dhe energjisë do të hiqte TVSH-nëe, pra taksën prej 20% mbi to, dhe kjo do të ulte ndjeshëm çmimin e tyre dhe do lehtësonte dhimbjet e përditshme të të varfërve në Shqipëri”, shkruan Berisha.
berisha fb per tvsh

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)