Opozita zhvilloi mbrëmjen e kësaj të hëne protestën e radhës përpara Kryeministrisë.
Edhe kjo protestë ishte në kufijtë e qesharakes për një forcë që pretendon të jetë opozita më e madhe në vend, pasi numri i personave të pranishëm ishte edhe më i vogël se herët e tjera.
Organizimi u pa si tepër i dobët, aq sa lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk qëndroi as 10 minuta në shesh.
Ai u largua menjëherë, për shkak të të ftohtit, por edhe me zhgënjimin e dukshëm nga pjesëmarrja e ulët dhe mungesa e besimit të qytetarëve ndaj tij.
Ndërkohë, premtimi për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama është shtyrë tashmë për më 24 janar, me shpresën se kjo nuk do të ndodhë më herët nga protesta e paralajmëruar nga Adriatik Lapaj më 17 janar.
Sonte kishte Foltore para kryeministrisë. Ishte dhe Berisha, ndejti pak dhe iku. Ndërkohë folën disa, por një prej të rinjve të PD ishte i saktë, ndonëse i hidhur për kupolen drejtuese të Selisë Blu. Ai tha gjëra pikante nga ato që vuan PD prej lidershipit të saj.
I riu që foli sonte tha se “Edhe sot e gjykoj të gabuar imponimin kundrejt demokratëve të disa figurave të papëlqyera mes nesh. Madje i gjej krejt pa vend gradimin e tyre në pozita drejtuese brenda PD apo Grupit Parlamentar. Shkelmuam pa kuptim procesin që vet e pompuam aq fort si shembull të demokracisë së brendshme, Primaret. Ju morëm hakun disa prej më të votuarve. Koncepti i demokratëve monark pas karriges, sidomos karriges opozitare, nuk i shkon PD si koncept. Çdokush ka një cikël politik. Të gjithë jemi të zëvendësueshëm, dhe PD po riciklon, nuk po rigjeneron breza. Ndaj dhe në fund i morëm rezultatet zgjedhore."
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sërish me nota tallëse ndaj protestës së opozitës të zhvilluar këtë të hënë përballë Kryeministrisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka ironizuar pjesëmarrjen në protestë, duke e krahasuar atë me një histori që, sipas tij, ka kaluar nga “dasma” te “fejesa”, e më pas ka mbetur vetëm me “njerëzit e shtëpisë”.
“Eh si vajti kjo punë!? Po qeshnim me atë historinë e krushqve në dasëm në fillim. Pastaj krushqit erdhën për fejesë. Pastaj ngelën vetëm njerëzit e shtëpisë dhe hyzmeqarët. Sot e “thanë” vetë. Qenkan mbledh për ditëlindje”, shkruan Balla, duke e shoqëruar reagimin me emoji ironike.
Komente











KRIMINELI SHKON GJITHMONE NE VENDIN E KRIMIT...I DUKET SE PO TE MBLIDHEN NJEREZ ATY DO E JUSTIFIKOJNE VRASJET E 21 JANARIT,..POLICIA TJA FUSE PLUMBIN MU NE BALLE KRTIJ NDYRESIRE....
Përgjigju