Berisha mbështetje Bashës
deri më 2017, fitorja e shpëton

Berisha mbështetje Bashës<br />deri më 2017, fitorja e shpëton
TIRANE- Berisha nuk ka ndërmend të rikthehet në PD, duke e lënë Lulzim Bashën të drejtojë këtë parti deri në zgjedhjet e 2017. Rezultati i këtyre zgjedhjeve vendos për fatin politik të Bashës, pasi statuti e përcakton largimin e tij në rastin e një humbjeje.
 
PD në opozitë mori një goditje tjetër në zgjedhjet për pushtetin vendor më 21 qershor, teksa jo vetëm humbi përballë mazhorancës së majtë, por shënoi një minimum historik. Çfarë s’shkoi mirë?
E djathta e udhëhequr nga PD dhe lideri i saj Lulzim Basha në zgjedhjet vendore të 21 qershorit shënoi një humbje shkatërruese, më e madhe se ajo e 23 qershorit 2013. Ndërkohë që në zgjedhjet vendore, kostoja e pushtetit, e reformave jo popullore ishin për të majtën, por s’dhanë vota pro për opozitën. Përkundrazi dhanë vota për të majtën. Duke shënuar dhe rezultatin më negativ për PD ndër vite. Kjo bëri që demokratët të fillonin të shigjetonin Bashën, që në të parat zgjedhje të udhëhequra nga ai si kryetar i PD prodhoi kuotat më të ulta zgjedhore në 24 vitet e fundit.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet