Berisha mbledh kryetarët e degëve në rrethe: Brenda 2 ditëve vendosim kur do të mbajmë protestat! Do shkojmë drejt mosbindjes civile, se Rama nuk ka të ndalur

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e degëve të Rithemelimit, në rrethe në selinë e PD-së. Në fjalën e tij Sali Berisha u shpreh  se brenda këtyre dy ose tre ditëve do të përcaktojë datën e protestës së përgjithshme, ndërsa shtojë se do të parashikojë të gjitha mjetet e mosbindjes civile.

‘Këto dy tre ditë ne do të përcaktojmë datën e protestës së përgjithshme. Por krahas saj duhet të ketë protesta të tjera. Duhet të parashikojmë të gjitha mjetet e mosbindjes civile. Nuk ka të ndalur ky. Ky e konsideron Shqipërinë si një plaçkë të tij. Ky i konsideron interesat kombëtare, si interesa personale të tij dhe nuk pyet për kombëtaret.’- u shpreh Berisha.

Berisha hodhi akuza kundrejt qeverisë dhe kryeministri Edi Rama, ndërsa u ndal edhe te denoncimi i deputeti Agron Shehaj, se kreu i qeverisë i ka dërguar policinë në biznesin e tij dhe ka terrorizuar punonjësit. Berisha tha se i është vendosur shiriti i krimit vetëm sepse ai është deputet i PD-së, megjithëse ai e kishte me dokumente.

‘Sot që një demokrat apo një i paparti të gëzojë të drejtën që meriton e ka të pamundur, sepse shteti një partiak garanton në mënyrë  edhe të paligjshme favoret e partisë që sundon në dhunim flagrant të parimeve demokratike. Janë sot me mijëra demokratë që kanë fituar gjyqet dhe nuk marrin asnjë të drejtë. Janë me mijëra të tjerë që as nuk u shqyrtohen ankesat. Sot po më tregonte një demokrat; hapa një derë në dyqanin tim, gjithçka në lidhje të plotë organike, ja mbinë katër inspektorë. Ndërtim pa leje në një kohë kur shtohen pallatet e Salillarëve, shtohen 14-15 kate pa pyetur fare dhe nuk thotë asgjë. Përkundrazi, ata janë klientelë e qeverisë dhe ky është një demokrat. Tjetrit i vendoset shiriti i krimit, vetëm pse është deputet i PD-së, vetëm pse ke vendosur ndërmarrjen, ke marrë me qira një ndërtim pa leje, paçka se ai ishte me dokumente si të gjithë objektet e tjera. Ministri del e bën shoË për pallatin ngjitur me shtëpinë e tij, të nesërmen pallati ngre edhe një kat tjetër. Këto i mora raste pasi janë të njohura për publikun, kurse seria e pafund e shkeljes së të drejtave të njeriut, demokratëve, nuk ka të sosur. Demokratët jetojnë në një diktaturë të vërtetë terrori, diskriminimi. Nga kush? Nga një njeri që i vjedh shqiptarët nga mëngjesi deri në darkë që po e shkatërron ketë vend me shpejtësi marramendëse.’- tha Berisha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:51
Berisha akuza qeverisë: Patronazhistët, terroristë të kuq! Rama ka nisur që tani manipulimin e zgjedhjeve

 

Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka nisur manipulimin e zgjedhjeve vendore të vitin 2023. Sipas Berishës, Rama mendon se ato do të bojkotojnë zgjedhjet, por ato do të përballen me të.

‘Nuk bën dot regjistrimin, sepse e di që mund të dalin 2 milion shqiptar. Nga një njeri i cili, vritet tjetri në mesnatë, i merret shpirti në mesnatë nga patrulla të droguara policie dhe ta shikoni se çfarë shkruan ai për hienat dhe stërhienat. Një mendje e sëmurë mund të shkruajë gjëra të tilla. Nga një njeri i cili pasi ka rrëmbyer me ushtrinë e patronazhistëve, terroristë të kuq, nuk them se çdo patronazhist është i tillë, por një pjesë e mirë janë sjellë si terroristë te kuq në zgjedhje sepse kanë kërcënuar njerëzit tanë. U kanë thënë se nëse ti voton këtë, do të kesh pasoja. Ky njeri që ka ardhur në pushtet me këtë mënyrë, ushtron terror mbi ne.

Ky njeri ka nisur manipulimin e zgjedhjeve dhe mendon se ne do ti bojkotojmë. Ne nuk bojkotojmë zgjedhje ne do të përballemi me të. Ne kemi të shenjtë votën dhe do të bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë. Nis e mbush sallat me fëmijë shkollash në fushatë. Se është partia shtet. Partia shtet nuk njeh asnjë kufi. Ne nuk i përkasim Shqipërisë, nuk ka ligj për ne, nuk ekziston në kushtetutë. Prandaj ne kapemi fort tek vota.’- u shpreh Berisha.

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niko: 21/10/2022 19:47

    Komunisti i fundit Sali plera ,mbase se mbush vitin te shpetoje shqiperia dhe demokracia..

    Përgjigju
  • ylii: 21/10/2022 19:45

    medet per kete majmunin e kohrave te sotme ku ka perfundu

    Përgjigju
  • arian: 21/10/2022 19:44

    ti o berish thirri mendjes se nuk je ne rregull

    Përgjigju
  • Olsida: 21/10/2022 18:59

    Me manipulues se ty ska mo o kafsh

    Përgjigju
  • Kleo: 21/10/2022 18:57

    Berishe je nje njeri shume i ndyre

    Përgjigju
  • Marjo: 21/10/2022 18:46

    Cdo levizje qe perpiqet te bej Saliu prape ajo parti ka marre fund

    Përgjigju
  • Besi: 21/10/2022 18:41

    Gjysmen e kryesise do te thuash ?

    Përgjigju
  • Deni: 21/10/2022 18:35

    Se per ca ben protesta ky pa lidhje

    Përgjigju
  • Ani: 21/10/2022 18:27

    Dhe kjo i ka ngel sales se ska pun tjeter

    Përgjigju
  • ?????: 21/10/2022 18:13

    O ky berisha ka marr fund a ska turp

    Përgjigju
  • Enri: 21/10/2022 18:11

    Asgje spo shtohet la leje dhe ato qe kane ndertuar po denohen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë