Zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura në Këshillin Kombëtar të Rithemelimit, Berisha: Nuk ia ndryshojmë emrin partisë, ndryshe përgjysmohemi! Asnjë bashkëpunim me grupin e Bashës

Rithemelimi i Berishës ka mbledhur këtë të premte në mbrëmje, 7 gusht 2023, Këshillin Kombëtar të Rithemelimit për të diskutuar për atë që e kanë konsideruar analizë pas zgjedhjeve të 14 majit.

Edhe pse zgjedhjet e ardhshme duan edhe 2 vite Berisha ka paralajmëruar gjatë fjalës me dyer të mbyllura se me Ramën Kryeministër nuk ka votime. 

Berisha i ka thënë anëtarëve se ka diskutime për te ndryshuar emrin e Partisë por sipas tij kjo nuk do të ndodhë.

“Ne nuk duhet te ndryshojmë emrin si një diktim qe vjen nga kundërshtari. Nëse kjo ndodh, shanset janë te përgjysmohemi. Duhet te shohim mundësinë e koalicioneve. Ne 70 % te rasteve PD ashtu ka hyre ne zgjedhje”, ka thënë Berisha.  

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, Berisha ka deklaruar i prerë se duhet të shohin mundësinë e koalicioneve, por jo ndryshim te emrit te partise, sepse nëse ndryshohet emri i partisë, humb identiteti.

“Nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me grupin e Lulzim Bashës. Duhet të bëjmë gjithçka për tu ngritur në protesta”, ka shtuar ai.

Berisha deklaroi se u angazhuan që në 14 maj të kishte zgjedhje të lira, por ai deklaroi se me Edi Ramën kryeministër nuk ka zgjedhje të lira.

“Hapim siparin e një etape të re në jetën e Partisë Demokratike. Në fakt ne hyjmë në njërën nga periudhat më jetike, më të vështira, por dhe me vendimtaret për rolin e kësaj partie.

Në këtë sallë muaj më parë, së bashku kemi qenë dakord se me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka dhe se misioni ynë kryesor është rikthimi i votës së lirë për shqiptarët. Por kemi qenë dakord që ne të angazhoheshim me potencialin tonë në fushatën elektorale të 14 majit 2023.

U angazhuam se do mbrojmë votën në kuptimin që ne nuk do mbronim me armë votën, por do bënim gjithçka për të konstatuar, për të denoncuar çdo shkelje, cdo abuzim me votën e shqiptarëve”, tha Berisha.

Sipas Berishës, është hartuar një raport prej 600 faqe dhe do të shpërndahet në gjithë botën si dëshmi se ato zgjedhje ishin farse.

“Raporti është 600 faqe. Është nisur në qendrat e specializuara që merren me zgjedhje të lira dhe do shpërndahet kudo në botë si dëshmi se zgjedhjet e 14 majit ishin farsa më e shëmtuar elektorale në historinë e pluralizmit shqiptar. Ato ishin zgjedhjet e para në të cilat për herë të para armiku i votës së shqiptarëve shpalli kinezëri kodin zgjedhor, asgjësoi cdo mbrojtje dhe garanci ligjore që ky kod u garanton pjesëmarrësve në garën elektorale, së bashkiu me Kodin Zgjedhor Rama shkelmoi parimet kushtetuese, ato të kartës së Kopenhagënit, të Kodit të Venecias dhe kushtetutës së vendit”, tha Berisha, ndërsa theksoi se “këto zgjedhje ishin të pabarabarta dhe rezultati nuk do të pranohet kurrë”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:14
Berisha nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit: S'do e ndryshojmë emrin e partisë

1691176500_Capture.JPG

Ish kryeministri Sali Berisha thotë se ka pasur diskutime për të ndryshuar emrin e partisë. Në mbledhjen me dyer të mbyllura në Këshillin Kombëtar të Rithemelimit, Berisha thotë se duhet të shohin mundësinë e koalicioneve sepse nëse ndryshohet emri i partisë, humb identiteti.

“Duhet te bëjmë gjithçka për t’u ngrit ne protesta. Zgjedhje me Ramën nuk ka.

Ka diskutime për te ndryshuar emrin e Partisë. Nëse PD do ndryshoje emrin do te thotë se heq dore nga identiteti. Ne nuk duhet te ndryshojmë emrin si një diktim qe vjen nga kundërshtari. Nëse kjo ndodh, shanset janë te përgjysmohemi. Duhet te shohim mundësinë e koalicioneve. Ne 70 % te rasteve PD ashtu ka hyre ne zgjedhje.”- tha Berisha.

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 04/08/2023 21:15

    Spitali 5 i ka dyert e hapura 24 ore dhe ka vende plot dhe per Saliun si dhe per lapangjozet qe i shkojn nga mbrapa!

    Përgjigju
  • luli: 04/08/2023 19:59

    bota tka shpall NON GRADA me vakt

    Përgjigju
    • Mario: 04/08/2023 21:06

      nuk shoh rruge aspak te lehte perpara me kete pengese metaforike per shpatullat e kujtdo jo me te Saliut te hedhur ne nje qoshk te ringut per te ngrene grushte deri ne renjen e gongut final me nokaut teknik gjithnone nese i perballon goditjet qe nuk mund te jene vecse me te forta kur kundeshtari behet bishe nga suksesi. Nuk e di ndoshta vetem nje parti e re mund te ishte zgjidhje per te fituar kohe me nokaut teknik po prape grushte te hidhura do jene ne mos per saliun per aleatet e tjere me shpresen e te gjitheve te degjojne tringellimen e gongut te raundit te radhes

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Nuk dha deklarim të plotë në polici pasi e plagosën me armë në këmbë, vihet në pranga 24-vjeçari! Autori ende në arrati

Shkodër/ Nuk dha deklarim të plotë në polici pasi e plagosën me armë në këmbë, vihet në pranga 24-vjeçari! Autori ende në arrati