TIRANË- Të rinjtë e opozitës refuzuan t’i bashkohen takimit të Sali Berishës, i cili u përpoq të bënte bashkë të gjithë spektrin opozitar i vetëdijshëm se PD nuk mund të jetë e vetme në përballjen kundër Edi Ramës. Adriatik Lapaj, Agron Shehaj dhe Arlind Qori nuk u ulën në tavolinën ku Berisha kishte mbledhur aleatë, intelektualë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Në takimin e quajtur “Zgjidhje për Shqipërinë” nuk munguan kritikat në drejtim të lidershipit të Partisë Demokratike. Ishte politologu Ermal Hasimja i cili në analizën e tij tha se problemi kryesor më të cilin sot përballet opozita është besueshmëria. Ndonëse nuk e përmendi lëvizjen e Ervin Salianjit, Hasimja tha se opozita duhet të shmangë konfliktet e brendshme nga radhët e saj, ndërsa u kujtoi edhe sulmet e Partisë Demokratike ndaj institucioneve të drejtësisë.
“Duhet të jemi të sinqertë, problemi kryesor që ka opozita është besueshmëria. Në çdo vend europian, me zgjedhje të lira dhe të ndershme, do mjaftonte një opozitë normale që regjime të këtij lloji të fshiheshin jo nga pushteti, por edhe nga historia. Opozita nuk e ka luksin që të shmangë nga radhët e veta ose të krijojë konflikte të brendshme, ndarje. Hiq ndonjë rast si puna e marksistëve të Qorit. PD dhe partitë e tjera duhet të mblidhen dhe të diskutojnë dhe të nxjerrim problemet. Nëse do ketë ndonjë lloj bashkëpunimi, duhet të ketë platformë konkrete. Zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mbështetjes së sistemit të drejtësisë. Këtu PD është me luhatje. Sot institucionet më të besueshme në Shqipëri, janë institucionet e drejtësisë, do s’do, PD, Shehaj, Lapaj apo të tjera”, tha Hasimja.
Hasimja u ndal edhe tek Kodi Zgjedhor, duke i thënë në tryezë Sali Berishës se PD nuk duhet të shfaqet si bashkëpunuese me PD për Kodin Zgjedhor në kurriz të partive të vogla dhe më pas i fton ato për të bashkëpunuar.
“PD duhet të tregojë nivel besueshmërie dhe parimor më të lartë, s’ka kuptim që PD ta lejojë veten të shfaqet si bashkëpunuese me PS për Kodin Zgjedhor në kurriz të partive të vogla dhe nga ana tjetër ti ftojë këto parti për të bashkëpunuar. Ta kundërshtojë ndryshimin e Kodit Zgjedhor që mund të çojë në eliminimin e këtyre partive të vogla”, tha Hasimja.
Arsyen e mungesës së më të rinjve në Parlament, drejtuesve të “Lëvizjes Bashkë”, nismës “Shqipëria Bëhet” dhe partisë Mundësia ndonëse e kishin marrë një ftesë publike, të pranishmit e shohin te qëndrimi i Sali Berishës, të cilit i kërkojnë një tjetër qasje.
“Partitë që refuzuan të vijnë sot këtu janë parti parlamentare. A mund të krijoni një grup me figura të pakonsumuara, e të bëhen pjesë edhe ata që refuzuan sot këtu. A jeni të gatshëm ta keni seriozisht këtë radhë, apo si herët e tjera me protesta sa për të pirë një kafe në shesh?”, tha Meri Lika.
“Njerëzit s’po dalin në protestë. Regjimet rrëzohen vetëm me protesta qytetare. E pëlqen apo jo Qorin, s’i mohohet dot prezenca. Duhen ndryshuar rregullat e lojës me partitë e vogla. Kod i barabarte me bashkëpunimin e të gjitha palëve”, tha Edmond Capa.
Në unison, të pranishmit sugjeruan protesta të pandërprera. Në takim u vu re mungesa e përfaqësuesve të PDIU-së, por pjesë ishin figura Kujtim Gjuzi e Jenishehri.
Sali Berisha ka organizuar një tryezë me parti politike opozitare dhe shoqërinë civile, me qëllim gjetjen e një zgjidhje për të larguar Edi Ramën.
I vetëdijshëm që betejën nuk mund ta finalizojë i vetëm, Berisha thirri në ndihmë përfaqësues nga partitë aleate me PD-në, si Kujtim Gjuzi, Selami Jenishehri, Fatmir Mediu. Nuk mungoi Pastori Akil Pano, i cili deklaroi se Rama po u rrëmben fëmijët shqiptarëve. Ftesën e Berishës e refuzuan tre kryetarët e partive të reja Arlind Qori, Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj.
Fatmir Mediu
Agron Duka
Tedi Blushi
PBDNj (ka sjell perfaqesues)
Sali Shehu
Adriatik Alimadhi
Selami Jenisheri
Kostaq Papa
Ekrem Spahiu
Kujtim Gjuzi
Aulon Kalaja
Mariglend Doci
Ola Xama
Akil Pano
Ilir Alimehmeti
Lush Susaj
Andi Tepelena
Entela Binjaku
Basir Collaku
Neritan Liçaj
Koloreto Cukali
Beti Njuma
Shpend Gashi
Myqerem Tafaj
Demokrati Ilir Alimehmeti në takimin e PD me faktorin opozitar tha se vendi është në emergjencë kombëtare pasi po qeveriset nga njerëz antikombëtarë. Alimehmeti tha se të gjithë aktorët opozitarë duhet të bashkohen dhe duhet të vendosin nëse do marrin rolin e spektatorit apo aktorit. Sipas tij, kjo qeveri nuk hidhet me fjalë as nga sallat e konferencave, por me protesta në rrugë.
“Jemi në emergjencë kombëtare sepse po qeverisemi nga njerëz antikombëtar, antimoral. Ata po na vjedhin jo vetëm fondet, por edhe të ardhmen e kalamajve tanë. Ne duhet të vendosim, do marrim rolin e spektatorit, apo aktorit. Këtu ka nevojë për veprim, nuk është çështje që ne ti themi gjërat. Ata që na dëgjojnë na japin të drejtë moralisht, por ka nevojë të kuptojnë që ne duhet të shkojmë drejt veprimit. Dëgjoj shpesh që kemi mendime ndryshe. Patjetër që kemi. Por sa ndryshe janë këto mendime, ne si qëndrojmë kundër shpopullimit, kundër korrupsionit moral dhe financiar, po për familjen si qëndrojmë ne. Ne qëndrojmë për pronën, kombin, orientim perëndimor të Shqipërisë, por si qëndrojmë? Duhet të qëndrojmë në çdo prag, nga pragu i derës ku duhet t’ia shpjegojmë njerëzve deri në pragun e institucioneve ku duhet të çojmë revoltën e tyre. Kalon përmes rrugës dhe bulevardit, patjetër që kalon, por duhet të kalojnë rrugë të fortë të përshkallëzuar, se nuk hidhet kjo qeveri me fjalë, as nga sallat e konferencave”, tha Alimehmeti.
Edhe analisti Shpend Gashi ka adresuar kritika kundrejt opozitës në takimin e thirrur nga Berisha me spektrin opozitar dhe shoqërinë civile. Gashi tha se opozita duhet të krijojë frymën te baza, duke theksuar se nuk është për qeveri teknike por për grevë radikale. Gashi vijoi duke thënë se në rast se opozita del në shesh, pi kafe dhe ikën, Rama do rrijë në pushtet edhe 100 vite të tjera.
Njëjtë si politologu Ermal Hasimja, edhe Gashi u ndal tek Kodi Zgjedhor, duke thënë se me këtë ligj elektoral ia kanë dorëzuar vetë Ramës pushtetin. Sipas tij, me këtë kod elektoral opozita do gënjejë veten nëse futet në zgjedhje de pretendon që “peshku të ngjisë “pemën”.
“Nuk jam për qeveri teknike, jam për grevë radikale. Ne nuk jemi për të preku armët, por duhet me kalu në fazën me ekstreme në një shtet ku nuk ekziston fare institucioni. Ftesa ime është për deputetët e opozitës ta nisin me familjaret e tyre që të krijojmë frymën, të dalim në shesh, të pimë kafe, të ikim në shtëpi, Rama rri edhe 100 vite të tjera. Ajo që tha Berisha që ata që bëjnë opozitën e opozitës janë paterica e Ramës. Ky është variabël në shkencat politike, por variabili tjetër është edhe opozita e madhe s’po bën mjaftueshëm që t’i përthithë të gjithë. Ka një postulatë, ose faji është i të dyja palëve, ose jetim. Meqë faji është jetim, ndaj jemi të gjithë këtu. Me këtë kod elektoral do gënjejmë veten, në rast se futemi dhe të pretendojmë që peshku të ngjisë pemën. E kemi dorëzuar vetë pushtetin me atë kod elektoral, se ky kod të lë në opozitë. Perceptimi publik është që një pjesë e opozitës është e kapur me Ramën, kemi mundësinë me greva ti tregojmë që nuk jemi dhe po hidhet baltë mes nesh. Në kohë krizash duhet të bëhen veprime shumë të prera”, tha Gashi.

Foto:Selami Jenisheri
Teksa Sali Berisha mbante fjalën e radhës, në një tryezë me parti politike opozitare, një nga aleatët e tij më besnikë duket se nuk i rezistoi dot lodhjes.
Selami Jenisheri u kap nga kamerat duke dremitur në sallë, në një moment kur kryetari i PD-së po fliste për rrëzimin e qeverisë.
Një pamje që flet më shumë se çdo deklaratë, duke treguar se jo të gjithë aleatët janë zgjuar plotësisht për betejën politike, disa duket se janë ende në fazë pushimi.
Sali Berisha zhvilloi sot një takim me spektrin opozitar dhe shoqërinë civile, por munguan tre partitë e reja të Adriatik Lapajt, Arlind Qorit dhe Agron Shehajt. Meri Lika nga shoqëria civile adresoi kritika në drejtim të PD-së, ku i pranishëm në tryezë ishte edhe vetë Sali Berisha. Meri Lika tha se PD duhet të dalë mbi emrat dhe të krijojë një grup që të bëjë bashkërendim të opozitës dhe partive opozitare. Ajo pyeti deputetët demokratë nëse janë të gatshëm të sakrifikojnë dhe të nisin protesta sistematike apo sa për të pirë një kafe në shesh.
"Tre partitë që kanë refuzuar të vijnë sot këtu janë parti parlamentare, ato kanë arritur të futen në Kuvend. A është e aftë PD të dalë mbi emrat dhe të krijojë një grup që të bëjë një bashkërendim të opozitës dhe partive opozitare, duke krijuar një grup me persona jo të konsumuara politikisht, për të koordinuar edhe partitë e tjera që sot kanë refuzuar të vijnë këtu. A është e gatshme PD, deputetët e saj, që do paguhen derisa tu mbarojë jeta me fondet e partive tona, a janë të gatshëm të sakrifikojnë ekonomikisht e politikisht duke nisur protesta sistematike me kërkesa të përcaktuara drejt. Dmth a është e gatshme PD ta ketë seriozisht këtë të radhë, apo si herë të tjera për të bërë protesta sa për të pirë një kafe në shesh”, tha ajo.
Komente










Niseni nga largimi i kalbësirës që mbani për kryetar partie o të mjerë, pastaj merruni me Marksistët apo Komunistët.
Përgjigju