TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha ka pershendetur mbedhjen e pare te perbashket mes qeverive te Shqiperise dhe Kosoves duke e cilesuar si nje praktike e cilivizuar ne disa rajone te Europes.

Ai ka ftuar te gjithe te pershdendesin kete akt dhe cdo akt tjeter te bashkepunimit te gjithanshem ndershqiptar si nje interes jetik per shqiptaret dhe i dobishem per bashkepunimin ne rajonin tone. "Takimi i pare apo mbledhja e perbashket e dy qeverive u mbajt ne qytetin e Prizrenit, djepin e idealit kombetar te shqiptareve”.

Por Berisha nuk ka qene dakord me daten kur eshte mbajtur kjo mbledhje, qe per te nuk ka lidhje me idealin e Prizrenit. "Ajo eshte e denuar edhe me ligje e ne menyre te parevokueshme nga historia e kombit shqiptar. Me 11 janar te vitit 1946, Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i Pasluftes shpalli Republiken Popullore (Orwelliane) te Shqiperise qe do faktohej si forma e regjimit me mizor te shtypjes, persekutimit, izolimit te shqiptareve ne tere historine e tyre” ka shtuar ish-kryeministri Berisha.

Nuk dihet nese kjo date do te sherbeje si shkak per opoziten, qe te nise te beje te njejten zhurme si per foton e Enver Hoxhes ne homazhet e Clirimit dy muaj me pare.

SHQIPERIA

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)