Berisha mbron Fullanin: U faktua
se nuk kishte lidhje me hajdutët

Berisha mbron Fullanin: U faktua<br />se nuk kishte lidhje me hajdutët
TIRANE - Në konkluzionet e tij për qeverisjen e së majtës për vitin 2014, ish-kryeministri Berisha sqaron se vendi është kthyer në një shtet policor. Këtë sipas tij, e tregon rasti i arrestimit të Guvernatorit Ardian Fullani, tashmë i shkarkuar nga Kuvendi, të cilin Berisha e mer në mbrojtje duke theksuar se ishte e faktuar se Fullani nuk kishte të bënte me hajdutët e 713 milionë lekëve nga thesari shtetit.

Pas “paqes” të vendosur mes partive politike për Krishtlindjet janë kthyer sërish akuzat. Për të bërë një analizë të viti 2014, PD duket se ka zgjedhur ish-kryeministri Sali Berisha. Në një bashkëbisedime me gazetarët, Berisha paralajmëroi qeverinë se 2015 do të jetë një vit i vështirë. “Do bëjmë opozitë të fortë. Kjo qeveri këtë vit do ta ketë shumë të vështirë”, deklaroi Berisha.
 
Berisha: Viti 2014 viti i shtetit policor dhe maskave
Ish-kryeministri, e cilësuar vitin vitin 2014, si vitin e shtetit policor dhe të maskave. Ndërsa po fliste për rendin në vend, deputeti demokrat tha se janë tre momente të rëndësishme: “Arrestim i Guvernatorit të Bankës së Shtetit, i cili u arrestua dhe sot e kësaj dite nuk është marrë në pyetje ende, shefi i rojeve të sigurisë për shkak të super-respektit që Rama ka për vajzën e tij të fuqishme në shtet.  Së dyti, vrasjen në vendim më të sigurt të bankierit Artan Santo, që mbetet një akuzë e rëndë;  Së treti, vrasjen e katërfishtë nga Kostandini i Partisë, që përbën një akt tjetër të papërsëritshëm.  Po ashtu, ky vit mund të quhet edhe si viti i Roformatos dhe trafikut të drogës.”

“Falangat e shtetit policor rrëmbejnë çdo natë qytetarë dhe i çojnë në komisariate për të ashtuquajturin verifikim. Ky është një terror i turpshëm që ushtrohet ndaj popullatës civile nga falangat e PS-së apo partisë së Kostandinit. Qytetarëve iu dhunohet banesa dhe privatësia, pra, thyhen të gjitha të drejtat themelore, që janë të përcaktuara me Kushtetutë. Qytetarëve u vendos me urdhër të Edi Ramës t’iu merret numri IMEi nga celularët, me qëllim që t’iu kontrollohej e gjithë posta dhe thirrjet e tyre. Po ashtu, gjendja e të burgosurve është bërë shumë e rëndë; pavarësisht standarteve bashkëkohore që iu krijuan të burgosurve në vitin 2005, sot ata flenë dy e tre në një shtrat dhe me një batanije. Ndërsa numri i të paraburgosurve e ka kaluar atë në Irak e Siri,” deklaroi Berisha.

Ekonomia, Berisha: 2014 viti i zi për shqiptarët
Sa i përket situatës ekonomike Berisha tha viti 2014 mund të quhet viti i zi.  Ai tha se ekonomia shqiptare u fut në skenarin grek, për shkak të rritjes së borxhit publik.
“Për herë të parë në 24 vjet ekonomia shqiptare bie në recesion.  INSTAT nuk ka nxjerrë të dhënat e fundit sepse po përgatit shifrat e Ramës, duhet të falsifikojë rritjen ekonomike të tremujorit të tretë. Ekonomia shqiptare u fut në skenarin grek. Marrëveshja e CEZ ishte e dështuar”, deklaroi Berisha.

Berisha: Shqiptarët e ndërkombëtarët kanë besim tek PD
Pavarësisht se nuk është në krye të PD-së, ai foli dhe për këtë forcë politike, duke theksuar se tani jo vetëm shqiptarët por dhe ndërkombëtar i besojnë më shumë.  Ai tha se dy ditë më parë Partia Demokratike shpëtoi nga gremina demokracinë shqiptare. “PD fitoi zemrat dhe mendjet e shqiptarëve dhe këtë e tregoi në 22 nëntor se kujt i besojnë. Vjen forca më e mbështetur më e besueshme jo nga shqiptarët por dhe ndërkombëtarët. PD dy ditë më parë shpëtoi nga gremina demokracinë shqiptare. Shqiptarët kishin të drejtë të kërkonin që PD të ishte në Parlament, por fakti se kthehemi me një marrëveshje të shkruar në Bruksel e nxori PD një shpëtimtare”, deklaroi Berisha.

Bojkot zgjedhjve lokale, Berisha: Vendos kryetari dhe Këshilli kombëtar
I pyetur se a do të marrë pjesë Partia Demokratike në zgjedhjet lokale, Berisha se ky vendim i takon kryetari dhe Këshillit Kombëtar. “Si ish-kryetar i PD-së për vendime madhore rezervohem të jap mendime. Ato i merr Këshilli Kombëtar dhe kryetari. Nuk them se nuk është një problem madhor, për reformën elektorale, se ashtu është ajo po cili do jetë vendimi nuk e dimë”, deklaroi Berisha. Ai tha se zgjedhjet lokale të janë përcaktuar të fitohen 50 me 9 nga Partia Socialiste, pasi ndarja e re administrative në 61 bashki është bërë me këtë qëllim.

Darka e Ramës me gazetarët, Berisha: Neveri për darkën e thartuar
Berisha nuk la pa përmendur dhe darkën e kryeministrit Edi Rama me gazetarët, ndërsa iu uroji këtyre të fundit gëzuar Vitin e Ri.
“Dënoj me përçmim dhe neveri darkën e thartuar që sipas skenarëve të Çakullit iu ofroi Edi Rama. Është i padenjë për të qenë mikpritës. Në emër të medieve unë do t’i japë një përgjigje të merituar. Uroj një vit siç e duan vetë shqiptarët, me të mira e gëzime”, deklaroi Berisha.


Redaksia Online
(g.f/Sqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)