Berisha mbron Ulajn në Kuvend sulmon Veliajn për protestën
Ish kryeministri i vendit Sali Berisha ka sulmuar në Kuvend kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për protestën që ai bëri dje përpara gjykatës për ndryshimin e trupës gjyqësore për çështjen e pallatit 17-katësh tek diga e Liqenit që pritet të ndërtohet nga ndërtuesi Bashkim Ulaj. VIDEO
Ish kryeministri i vendit Sali Berisha ka sulmuar në Kuvend kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për protestën që ai bëri dje përpara gjykatës për ndryshimin e trupës gjyqësore për çështjen e pallatit 17-katësh tek diga e Liqenit që pritet ndërtohet nga ndërtuesi Bashkim Ulaj.
Berisha, i cili banon dhe ka zyrën e tij në dy pallate të ndërtuara nga Bashkim Ulaj ka thënë se Veliaj po mbron ndërtimet e tij pa leje duke mbrojtur kështu ndërtuesin Bashkim Ulaj.
Shtëpia e Berishës ndodhet në pallatin e ndërtuar nga Ulaj te ‘Mustafa Matohiti’ ndërkohë që zyra e tij është në pallatin tjetër të ndërtuar nga Ulaj te ‘Aba Center’
“Ti sulmon ndërtimet te diga, do të mbrosh ndërtimet e tua pa leje. Veliaj është rrugaç, ka shkelur Kushtetutën, duhet të ikë. Veliaj përdori pushtetin për të asgjësuar gjykatën. Grupi parlamentar i PD të kërkojë shkarkimin e Veliajt. Gjesti i Veliajt, një ngjarje që nuk ka ndodhur kurrë. Në protestë, njeriu që ka 10 pallate pa leje. Rrethimi i gjykatës nga Veliaj, rrënim i themelit kushtetues” tha Berisha.
Berisha e ka quajtur Veliajn si një rrugaç që rrethon gjykatat duke e konsideruar protestën si një akt të paprecedentë.
Nga ana tjetër ai tha se Prokuroria duhet që të ngrihet në mbrojtje të ligjit dhe Kushtetutës.
“Të shkarkohet rrugaçi që rrethoi gjykatat. Prokuroria të ngrihet në mbrojtje të ligjit e kushtetutës. Rrugaç kushtetues, të vihet para ligjit. Kjo është drejtësia që duhet të bëjnë këta trafikantë, Ed-eskobar. Ky është një akt që s’ka ndodhur kurrë, i shëmtuar. Ai ka për standard vjedhjen e parave të të varfërve shqiptar. Rrethimi i gjykatës, pafytyrësi. Gjykata nuk rrethohet. Kështu asgjësohet gjykata, bën krim të shëmtuar në themel të shtetit. E paprecedentë, partia protestë para gjykatës. Ai ka 5 pallate pa leje, për të shpëtuar pallatet e veta proteston. Veliaj është një rrugaç kushtetues” -tha Berisha.